TIRANË- Gazment Bardhi është kreu i ri i grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Pas dorëheqjes së Enkelejd Alibeajt nga posti i kryetarit të komanduar dhe nga posti i kreut të grupit, deputetët demokratë kanë thirrur një mbledhje urgjente të grupit parlamentar për të plotësuar vakancën e krijuar. 19 deputetët që ishin të pranishëm në mbledhje, votuan pro emërim të Bardhit, mes tyre edhe Lulzim Basha. Menjëherë pas zgjedhjes së Bardhit, ka pasur edhe një reagim nga Sali Berisha, i cili tha se nuk e njeh Bardhin si kreun e grupit. Berisha u shpreh se nuk njeh asnjë strukturë paralele, duke vijuar me pretendimin se ai drejton PD-në.
Konkretisht pro kanë votuar Jorida Tabaku; Orjola Pampuri; Arbi Agalliu; Dhurata Çupi; Kreshnik Çollaku; Saimir Korreshi; Lulzim Basha; Dashnor Sula; Gazment Bardhi; Lefter Geshtenja; Zheni Gjergji; Qani Xhafa; Helidon Bushati; Orjela Nebiaj; Ramadan Likaj; Xhelal Mziut; Flamur Hoxha; Eralda Bano dhe Bledion Nallbati. Gjithashtu, kanë shprehur mbështetjen për kryesimin e grupit nga Gazment Bardhi deputetët e Partisë Demokratike që janë të regjistruar në grupet parlamentare të aleatëve të PD: Merita Bakiu; Selaudin Jakupllari; Andia Ulliri; Emilja Koliqi.
Vetë Alibeaj nuk ka qenë i pranishëm në mbledhje, ndërsa ka munguar edhe deputetja Flutura Açka e cila ndodhet jashtë shtetit, si edhe Agron Gjekmarkaj dhe Ferdinand Xhaferaj. Pas përzgjedhjes së Bardhit po nis procedura për njoftimin e Kuvendit mbi emërimin e Kryetarit të ri të Grupit.
Enkelejd Alibeaj dha dorëheqjen nga drejtimi i PD dhe pozicioni i kreut të grupit parlamentar, pak ditë pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 14 majit, kur PD nuk arriti të ishte forcë e parë në asnjë prej 61 bashkive të vendit.
Deputetët që votuan pro emërimit të Bardhit si kreun e grupit
- Jorida Tabaku
- Orjola Pampuri
- Arbi Agalliu
- Dhurata Çupi
- Kreshnik Çollaku
- Saimir Korreshi
- Lulzim Basha
- Dashnor Sula
- Gazment Bardhi
- Lefter Geshtenja
- Zheni Gjergji
- Qani Xhafa
- Helidon Bushati
- Orjela Nebiaj
- Ramadan Likaj
- Xhelal Mziut
- Flamur Hoxha
- Eralda Bano
- Bledion Nallbati
Deputetët që nuk kanë qenë të pranishëm në mbledhje
- Enkelejd Alibeaj
- Flutura Açka
- Agron Gjekmarkaj
- Ferdinand Xhaferaj
Sali Berisha thotë se nuk njeh asnjë strukturë paralele në PD. Teksa u pyet në lidhje me zgjedhjen e Gazment Bardhit si kryetar i grupit parlamentar në PD, Berisha tha se s’ka asnjë koment për këtë.
‘Nuk kam asnjë koment për këtë, përveç komentit që unë ftoj të gjithë deputetët e PD të bashkohen dhe të vazhdojmë betejën për zgjedhjet e lira. Ne nuk mund të njohim asnjë lloj strukture paralele të PD. Ne i ftojmë të gjithë deputetët të ulen, të diskutojnë. Ne jemi të hapur ndaj tyre, por ka rregulla, ka statute.’- tha Berisha.
-
Gaz by* a do haje nje Noc Rrok te madh.
Përgjigju -
Berisha nxehet kot se nuk eshte ne PD kurse zgjedhja e Bardhit e ben PD qe mos kete asnje deputet ne 2025
Përgjigju -
Ka kredenciale te forta ky g.bardhi,,,me te forten vrasjen e Pjerin Xhuvanit ne Elbasan ne prill 2021,me smv-te e tij zulmemadhe. SMV-quante bardhi strukturat militare per "mbrojtjen" e votes ne zgjedhjet parlamentare te 25 prillit 2021.
Përgjigju -
Ahahha Gazi pedeja vogel me te fort bark derra qe trembin vec laraskat
Përgjigju -
Tani ja bene m.tin persiper!Bardhi beri fushate per Berishen dhe sot ai zgjidhet dhe kryetar grupe.Bukur,biles shume bukur!Shkojme perpara drejt gangos vicidolas!
Përgjigju -
Zgjidhni Dajen e Kombinatit!
Përgjigju -
Me mire zgjidhni kryetar dajen e Kombinatit!
Përgjigju-
Zgjidhni Noc Rrokun
-









Komente
Komento