Bardhi kreu grupit parlamentar, Xhaferraj në Report Tv: Zhvillimet te PD që përfaqësojnë 10 % të elektoratit s’kanë rëndësi! Berisha të tërhiqet që palët të bashkohen

Përçarja e Partisë Demokratike solli humbjen e thellë në zgjedhjet e 14 majit. Kështu thekson deputeti Ferdinand Xhaferraj, i cili i ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, në Report Tv, thotë se në mënyrë që PD të jetë alternativë fituese për zgjedhjet e ardhshme, duhet patjetër që të gjendet në rrugë bashkimi mes tyre. Sipas Xahferrajt, opozita, pra dy palët e PD-së, duhet të shohin përgjegjësinë tek vetja dhe të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën. Me këtë përçarjes sipas Xhaferrajt, ato nuk krijojnë dot perspektivë. Xhaferraj shton se Berisha duhet të tërhiqet nga PD në mënyrë që palët të shkojnë drejt bashkimit.

‘Ajo harta mavi mendoj se i acaron qytetarët shqiptarë, pasi në të vërtetë nëse ky rezultat do të krahasohej me ata që nuk kanë marrë pjesë në votim do të zhdukej. Opozita ka përgjegjësitë e saj. Zhvillimet brenda opozitës nuk kanë të bëjnë me atë se çfarë do të ndodhë te njëra PD apo tjetra. Ne duhet të bashkëpunojmë. Në këtë kushte s’ka asgjë personale. Edhe Berisha duhet të shohë nga vetja.

S’ka nevojë të bëjë votëbesim Berisha. Të bindemi se duhet të shkojmë përtej nesh. Argumenti i fundit që kishte shtuar është se policia bashkëpunoi me krimin. Edi Rama mori me vete sistemin dhe shkoi mbi 770 mijë vota. Problemi është pse ne nuk mundëm të merrnim 7% më shumë. Me këtë përçarje nuk krijon dot perspektivë.

Unë kam detyrë të them se çfarë duhet bërë që në 2005 mos të themi të njëjtat gjëra që themi në 2023. Berisha duke qenë në krye të PD-së për shumë vite se ka sfiduar askush. Duhet të dalin përtej vetes. Me Berishën kryetar nuk bëhet, por edhe pa Berishën nuk fitojmë. PD zyrtare është e rëndësishme por jo ajo që kërkohet sot. Qytetarët shqiptarë duhet të shohin mesazhin që ne i kuptojmë përgjegjësitë tona. Berisha ka qenë lokomotivë e PD-së por duhet të tërhiqet.’- tha Xhaferraj.

I pyetur në lidhje me zgjedhjen e kryetarit të ri të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, Xhaferraj tha se në këto momente nuk kanë shumë rëndësi zhvillimet se çfarë ndodhin tek ajo PD që përfaqëson vetëm 10% të elektoratit.

‘Sot s’ka pasur mbledhje, është për një ditë më parë. Në mënyrë të padiskutueshme Bardhi përfaqëson një politikan që e ka eksperiencën e nevojshme. Mund të qëndroj farë mirë në pozicionin e kreut të grupit. Unë kam qenë që tani në këtë periudhë nuk e kemi fare të domosdoshëm se çfarë zhvillimesh do të ndodhin, tek ajo PD që përfaqëson vetëm 10% të elektoratit. Te këta që janë 10% që të gjenden forca që të bashkohemi.’- tha Xhaferraj.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hajdar Marmalata: 19/05/2023 17:03

    O shoku Xhaferi Cilsin e Djellit e regullove tani regullo dhe cilsin e pd dhe je 1 o Xhaferi kapterr.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur