Këshilli i emërimeve në drejtësi ka vendosur që nesër të mbajë mbledhjen për vakancën e krijuar në gjykatën Kushtetuese pas dorëheqjes së Elsa Toskës.
Në njoftimin zyrtar thuhet se mbledhja mbahet në një nëntor ora 14.00, pranë Gjykatës së Lartë.
Një nga pikat e KED është hedhja e shortit për caktimin e relatorit dhe të këshilltarit ligjor për shqyrtimin e kandidaturave që kanë shprehur interesin për t’u zgjedhur në pozicionin vakant të krijuar në Gjykatën Kushtetuese.
Ndërkohë Kuvendi ka bërë publik emrat e 10 kandidatëve për vendin vakant të gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese 1 muaj pas dorëheqjes së Elsa Toskës
Komente











