Dorëheqja e Ilir Kernit, deputetë e 
artistë keqardhje për largimin e tijBraçe:Të rikthehet Kerni,rrisim buxhetin 

Dorëheqja e Ilir Kernit, deputetë e <br />artistë keqardhje për largimin e tijBraçe:Të rikthehet Kerni,rrisim buxhetin 
Deputetë por dhe figura të artit janë solidarizuar me Ilir Kernin balerinin e njohur që drejtoi për disa vite teatrin e Operas dhe Baletit, i dorëhequr të shtunën. Të shumta  janë reagimet që shprehin keqardhjen për dorëheqjen por dhe kërkojnë rikthimin e tij në këtë post.

“Nëse do më dëgjohej fjala për ketë, do i lutesha kujtdo që të rikthente në detyrë Ilir Kernin”, shkruan kryetari i komisionit  të ekonomisë Erjon Braçe në facebook ku premton një rritje të buxhetit për institucionin e drejtuar deri më tani nga Kerni.
erjon brace

E vështirë për t’u besuar është dorëheqja për deputetin socialist dhe botuesin Fatmir Toçi. “Keqardhje për një artist të pashoq si Ilir Kerni që i riktheu besimin dhe spektatorin Teatrit të Operas dhe Baletit, por me shumë keq me vjen për TOB-in dhe adhuruesit e muzikës dhe artit të vërtete”,shkruan Toçi .
fatmir toci

Ndjesi e pabukur e cilëson Ledi Shamku deputetja socialiste largimin e balerinit nga kryesimi i Operas, por dhe të tjerë kolegë të tij dhe figura publike  të artit nuk kanë fshehur revoltën për këtë largim ndër ta Pinistja Kozeta Prfiti, Vera Ibrahimi, fotografi Fahredin Spahija, Ilir Mati, Dejona Mihali e të tjerë.
ledi shamku

Dorëheqja e Kernit erdhi si pasojë e konflikteve të Kernit me drejtuesit e ministrisë së kulturës dhe ankesave të tij për buxhetin e sivjetshëm të Operas dhe Baletit.
fahredin spahija

nuk edi

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)