Dorëheqja e Kernit, artistët
peticion Ramës: Mos e firmos

Dorëheqja e Kernit, artistët<br />peticion Ramës: Mos e firmos
Artistët e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit (TKOB) kanë firmosur një peticion dhe ia kanë dërguar atë Kryeministrit Edi Rama, ku i kërkojnë që të mos pranojë dorëheqjen e Ilir Kernit.

Kerni u largua dy ditë më parë nga posti i Drejtorit të TOB pa komunikuar motivet e këtij vendimi të tij.  
 
Peticoni është firmosur nga 80% e artistëve të TKOB. Ata shprehen Ilir Kerni është shembull motivues i pakrahasueshëm, i cili çoi në nivele suksesi TKOB.
 
"Në këto arritje kontribut të vyer dhe shembull motivues i pakrahasueshem është drejtori ynë Z.Ilir Kerni. Prandaj me përulësinë e artistit, ju kërkojmë të mos firmosni kërkesën për dorëheqje të drejtorit tonë. Vazhdimësia e tij është garancia e punës së artistëve në të ardhmen. Kjo garanci e bën edhe punën tuaj më të lehtë për të luftuar hatëret, nepotizmin dhe padrejtësinë që ngërthen kudo, por që me figura të pastra si Ilir Kerni të cilat janë aq të munguara në habitatin tonë, dhe si ishuj të vetmuar në ujrat e ndenjura të shoqërisë, dhurojnë shpresën që e ardhmja do jetë e ndryshme dhe më e mirë", thuhet në letrën e artistëve.

Artistët i kërkojnë kryeministrit të mos firmosë kërkesën e Kernit për dorëheqje.
 
Peticoni:
I nderuar Zoti Kryeministër, ne artistët e TKOBAP të përkushtuar me punën në vështirësitë e përditshmërisë së jetës dhe në sakrificën e të bërit art në kushtet aq të vështira të realitetit ekonomik, por të dakortësuara nga komuniteti, kemi arritur të mbajmë ndezur dhe madje shumë lart përpjekjen e arritjes së cilësisë në nivele të jashtëzakonshme suksesi.
 
Në këto arritje kontribut të vyer dhe shembull motivues i pakrahasueshem është drejtori ynë Z.Ilir Kerni.
 
Prandaj me përulësinë e artistit, ju kërkojmë të mos firmosni kërkesën për dorëheqje të drejtorit tonë. Vazhdimësia e tij është garancia e punës së artistëve në të ardhmen. Kjo garanci e bën edhe punën tuaj më të lehtë për të luftuar hatëret, nepotizmin dhe padrejtësinë që ngërthen kudo, por që me figura të pastra si Ilir Kerni të cilat janë aq të munguara në habitatin tonë, dhe si ishuj të vetmuar në ujrat e ndenjura të shoqërisë, dhurojnë shpresën që e ardhmja do jetë e ndryshme dhe më e mirë.
 
Prandaj lutemi ta pranoni kërkesën që puna dhe ndershmëria të triumfojë mbi pandershmërinë, mediokritetin, nepotizmin dhe klientelizmin, që nuk ka gjetur vend deri tani në institucionin e TKOBAP.
 
Prandaj mos ta thyejmë Ilirin, se ai është personifikimi i shembullit unik i pastërtisë në institucionet tona.
 
Na jepni shpresë neve dhe shoqërisë Shqiptare në këto momente të vështira ku gjithmonë "e keqja" triumfon.

peticoni

peticioni
peticioni
(Peticioni i firmosur nga artistët)

E
dhe pse akoma nuk dihet arsyeja e dorëheqjes së Ilir Kernit, mësohet se shkak është bërë buxheti i ulët për TKOB dhe konfliktet me vartësit e tij dhe me zyrtarë në Ministrisë e Kulturës.
 
Të njëjtat burime theksojnë se kohët e fundit Ilir Kerni ka pasur debate me Drejtoreshën Artistike të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Abiguela Voshtina.
 
Ndërsa vetëm një javë më parë (22 korrik) përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Ilir Kerni paralajmëroi largimin, pasi ka shprehur pakënaqësi me buxhetin e akorduar për institucionin që ai drejtonte

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Kosova jashtë agjendës së takimit të KE, Hasani: Mundësi e humbur

Kosova jashtë agjendës së takimit të KE, Hasani: Mundësi e humbur