Dorëheqja e kryedemokratit në tryezë, Agalliu: Nëse nuk ka reagim brenda afatit, do marrim masa! Salianji: Basha do largohet! Duma: PD të dalë nga cic-micet

Kriza brenda Partisë Demokratike sa vjen e thellohet ku deputetët e PD, të besuarit e Lulm Basha deri pas humbjeve të zgjedhjeve më 6 mars, vijonë të këmbëngulin në dorëheqjen e tij.

Dorëheqja e Lulzim Bashës tashmë është në tryezë, ndërsa deputeti Arbi Agalliu tha jashtë Kuvendit se nëse nuk ka një reflektim nga ana e tij brenda afatit të caktuar atëherë grupi parlamentar do të marrë masat e duhura sipas rregullores së partisë.

"Grupi parlamentar i PD, nuk ka marrë asnjë vendim. Është proces duke u zhvilluar, kemi kërkuar reflektim. Basha ka vendosur të gjitha alternativat në tryezë, edhe atë të dorëheqjes. Nëse Basha nuk reagon brenda kohës së përcaktuar, atëherë do të marrim hapat që duhet sipas statutit dhe rregullores", tha Agalliu.

Edhe deputeti Ervin Salianji shprehu bindjen se Basha do të dorëhiqet.

"Mos u shqetësoni se nuk ka kushte të tilla, nuk ka për të pasur tërheqje por mesa e lexoj unë politikën do të ketë dorëheqje”, tha Salianji.

Kujtojmë se një ditë më parë Grida Duma tha se Basha ka afat deri ditën e sotme për të dhënë dorëheqjen. Për Dumën, Lulzim Basha ka kohë deri ditën e enjte që të largohet nga drejtimi i PD dhe t’i hap rrugë zhvillimit të zgjedhjeve brenda PD.

Ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha zgjodhi të flasë shkurt duke shmangur përgjigjen për kushtin e grupit parlamentar të PD-së se ai dhe Lulzim Basha duhet të tërhiqen të dy për t’i hapur rrugë reformimit të partisë. Ai shprehet i vendosur për të mos u tërhequr.

“Po merrem me intensitetin më të madh për bashkimin e Partisë Demokratike”, tha ai

Kriza e thellë brenda PD dhe revoltimi i deputetëve ndaj Lulzim Bashës duke i kërkuar lindi pasi PD pësoi një humbje të thellë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, duke mos mundur të marrë asnjërën nga 6 bashkitë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:03
Sula: Jo përjashtim, por bashkim të PD, nuk është koha për zgjedhje të brendshme në parti

Ndryshe nga deputetët e tjerë,  Dashnor Sula nuk e sheh kohën e duhur politikisht për të mbajtur zgjedhje brenda PD-së. Ai tha se partia duhet të bashkohet për të kaluar provën e radhës me elektoratin, në zgjedhjet lokale të 2023-shit, duke qartësuar se nuk do të votojë as për përjashtimin e Berishës dhe as të Bashës, pasi vetë vota e demokratëve do zgjedhë kryetarin e ri.

"Të bësh zgjedhje brenda PD do ishte nonsens, kemi një shumicë brenda pakicës, foltorja është shumicë. Do ishte e udhës që të shkonim me një komision të përkohshëm për bashkim për zgjedhjet e 2023 për bashkitë, dhe pas kësaj zgjedhje brenda partisë.  Kam deklaruar se nuk do të votoj kurrë për largimin e asnjërit nga PD, nuk është zgjidhje për përjashtim, nëse nuk e kupton as Basha dhe as Berisha,  ne po flasim kot', tha Sula

Ora 12:08
Duma: PD të dalë nga cic-micet, Basha të jap dorëheqjen

Deputetja Grida Duma tha jashtë Kuvendit se Basha duhet të jap dorëheqjen dhe të lexojë qartë rezultatin e 6 marsit. Për një PD të madhe dhe të fortë, Duma tha se duhet t'i jepet fund cic-miceve.

"Sa më shumë të zvarritet kjo situatë, aq më shumë agravon ndjesitë. Besoj se do të ketë reflektim dhe zgjidhje. Besoj se ka një solidaritet me kohën që ka kërkuar. Ka njerëz që kanë bashkëpunuar dhe e shohin normale që të presin disa ditë. A ka kuptim të pritet?Grupi parlamentar gëzon legjitimitetin më të lartë për të drejtuar këtë proces në PD. Nuk është mirë të zvarritet procesi. Nuk kam bindjen që është Kolegji i Kryetarëve që e mbështet. Kryetarët zgjidhen me votë, dhe në disa raste kur janë të emëruar, nuk përfaqësojnë shumicën, për këtë arsye Kolegji i Kryetarëve duhet të jetë Kolegji i të zgjedhurve me votë. PD që të jetë e madhe duhet të dalë nga këto konflikte dhe cic-mice, është një dakordësi që vjen nga rezultati i humbjes së 6 marsit, nëse nuk lexon 6 marsin Lulzim Basha do të thotë që nuk do ta lexojë për PD, por mbetet logjikisht ta lexoj për vete", tha Duma.

Ora 10:52
Salianji: S’do të ketë tërheqje, Basha do të dorëhiqet

Deputeti i PD, Ervin Salianji tha se kryedemokrati Lulzim Basha do të dorëhiqet. Duke folur me gazetarët vetëm pak minuta përpara se të hynte në sallën e Kuvendit, deputetin tha se demokratët kanë humbur tërësisht besimit tek Basha personalisht, pas gjithë humbjeve të njëpasnjëshme.

“Grupi parlamentar nuk ka ndonjë ndryshmin, nuk është çështje ultimatumesh, janë afate të kërkuara për të bërë zgjidhjen më të mirë për PD dhe opozitën. Kryetari i PD duhet të dorëhiqet për ti hapur rrugë zgjidhjes së problemeve që ka PD, një krizë të thellë, krize besimi, krize strukturash që vjen kryesisht  dhe thelbësisht për shkak të mungesës së besimit që kanë qytetarët te Lulzim Basha personalisht. Mos u shqetësoni se nuk ka kushte të tilla, nuk ka për të pasur tërheqje por mesa e lexoj unë poltikën do të ketë dorëheqje.”, tha ai.

 

I.K/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Pse opozita ka 4 muaj nuk proteston para dyerve të kryeministrisë?

Spahiu: Pse opozita ka 4 muaj nuk proteston para dyerve të kryeministrisë?