Kryeministri Edi Rama qëndron i palëkundur në idenë se nuk ka zgjedhje të parakohshme dhe se kriza që ka prodhuar opozita me dorëheqjet nga Kuvendi dhe protestat e dhunshme është artificiale. "Më vjen keq që për fat të keq këto imazhe janë përhapur, që kanë dhënë përshtypjen e një vendi që është në krizë, ka një krizë politike artificiale, të krijuar dhe të dashur nga një opozitë që duhet të përballet me zgjedhjet e qershorit dhe është tepër mbrapa me sondazhet, ka humbur para një viti në zgjedhjet që janë pranuar edhe nga opozita.
Në rrugëtimin drejt Europës kemi nevojë për stabilitet. Kjo është një situatë mjaft e panjohur, nga ajo që cfarë kam shfletuar në librat e historisë, ka ndodhur në Italinë e viteve '20 dhe në asnjë vend tjetër. Sikur opozita në Itali, të thoshte duam një qeveri ndryshe se nuk mund të fitojmë me këta, dhe do të ikim, do të largohemi dhe duam zgjedhje të parakohshme, por kjo është një gjë që nuk funksionon. Nëse do të thosha se korrupsioni nuk është problem do të thosha një gjë jo të vërtetë, por është duke u luftuar si asnjëherë më parë. Në raportin e KE, vjet u rekomandua çelja e negociatave, pasi ne kemi luftuar korrupsionin, i jemi futur një reforme në gjyqësor që është model për të gjithë rajonin.
Unë nuk jam njeriu i duhur për ta pyetur nëse është e vërtetë apo jo, por pyesni GdF nëse kemi bërë një pastrim të plotë të kultivimit të kanabisit. Dua t'u them të gjithë italianëve, që të kuptojnë një gjë; nuk ka revolucion, por revoltë e estabilshmentit të vjetër që ka humbur dhe lobit të drogës që ka humbur, bixhozit dhe lobeve të tjera që qëndrojnë pas këtyre. Jeta vijon dhe ne duam të ecim drejt BE-së" tha Rama në një prononcim për mediat italiane, "TG2 Post". Ndërkohë që ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se Rama i ka minutat e numëruara. "Situata është në rrezik të lartë shpërthimi sikur e shikoni në rrugë, qeveria ka zëvendësuar plantacionet normale me ato të kanabisit. Ky është një revolucion. Edi Rama i ka minutat të numëruara" tha ai.
Ish kryeministri italian Massimo D'Alema e ka cilësuar papërgjegjshmëri vendimin e opozitës për të djegur mandatet dhe për të protestuar në mënyrë të dhunshme. Ai u bën thirrje aktorëve politikë në Shqipëri dhe Presidentit Meta që të kapërcejnë këtë situatë, pasi rrezikon të tashmen dhe të ardhmen e vendit. "Nuk jemi përballë një revolucioni. Jemi përballë një lëvizje, që drejtohet nga një opozitë që ka bërë një zgjedhje të papërgjegjshme. Ne jemi miq të Shqipërisë dhe kështu them se ka një zgjedhje jo të përgjegjshme. Vendimi i opozitës nuk ka mbështetje. I bashkohem zërit të delegacionit të PE që ishte sot në Shqipëri. Vendi ka bërë progres.
Shqipëria është në rrugën e drejtë për në BE, ajo që po ndodh përfaqëson një dëm të madh. Do të doja që të mbizotëronte ndjeja e përgjegjësisë. Opozita të zgjidhte rrugën e konfrontimit demokratik. Presidentin e Republikës e njoh prej vitesh dhe i bëj një thirrje, e ftoj, sepse Shqipëria po ecën në drejtimin e duhur, do të ishe e gabuar ti mohonim. Ajo që po ndodh rrezikon që ti bëjë një dëm shumë të madh Shqipërisë. Ne kemi qenë pranë Shqipërisë në të gjitha vështirësitë. I kemi ndihmuar në luftën e Kosovës. Dua të them se kemi shumë shqiptarë tek ne, por edhe italianë që kanë emigruar atje. Është një vend shumë ndryshe nga sa kemi njohur në të kaluarën dhe nuk duam të kthehet në të kaluarën" deklaroi ai.
Duhet te pyes 650000 mije pensionist ? Zoterinj te nderuar ,me nje pension qe varion ,nga 100000 ngjer ne 150000 mije lek te vjetera ,a mund te miaftojne per te gjitha shpenzimet, per te bere nje jete normale cdo pensionist .Te gjith pensionistet ,nese nuk kane ndihme te konsiderushme nga femijet e tyre ,ne fund te muajit jane kandidat per ne boten tjeter .Po punetoret me nje rrpge 150-200000 mije- pa sigurime shoqerore-a mund te rritin femijet e ti shkollojne .Pra keta femije per te jetuar ,sigurisht do mirren rrugen e dreqit .Keshtu do ti rritim e edukojme brezin e ri ;per tu bere kriminel e per te shkaterruar dinjane .Pse 2 qeverisiet e me perpareme `Nano -Berisha ~i ngriten pensionet ,respektivisht- 40 dhe 80 mije lek ne cdo muaj ;brenda dy mandateve te secilit .Po keshtu i ngriten edhe rrogat euleta .Kurse ty z Rama ,ke ngritur pensionet per 6 vjet vetem 6000 lek te vjetera ne muaj Ky eshte problemi qe ke me- gjith popullin- ,i majt e i diathte .Sa per shit blerien e votave ,problemin e ke me -,partite- ,si perfaqesuse te popullit .Meqe s'keni mundue dhe s'mundeni ti plotesoni keto detyra ,per te cilat je KM ,Atehere hapi rrugen nje socialisti tjeter per KM .
PërgjigjuPër komentuesit e mësipërm dhe për z. RAMA mbi të gjitha:kam qenë simpatizant dhe votues i së majtës por mendoj se ka ardhur koha që z. RAMA të dorehiqet. Kjo jo për ti hapur rrugë Bashes ose Kryemadhi (sepse pushtetin do ta marrë ai që fiton zgjedhjet) por sepse populli është në një situatë ekonomike jashtzakonisht të varfër! Ju jap shembullin personal:kam një biznes të vogël prej më shumë se 20vitesh ku punoj bashkë me bashkëshorten. Fitimi vjetor për 2018pas taksave ishte 580000 lek. Pra pra 48000 lek në muaj burrë e grua bashkë. Kemi 2 fëmijë (një studente dhe një në klasë të 8).ftoj këdo që jeton në Tiranë përfshi dhe kryeministrin të më tregojë si mund të jetojë një familje me 4vete me këto të ardhura?? Pra arsyeja që dua të largohet z. RAMA është RËNIA EKONOMIKE E FAMILJES SHQIPTARE!
PërgjigjuRama fiton se esht Shqiptar. Saliu humb gjithmon se esht serb antishqiptar
Zoti kryeminister vazhdo perpara
PërgjigjuVertet mbas shume vitesh Shqiperia eshte ne rrugen e duhur dale punes se palodhur te Edi Rames Faleminderit miqve europiane e zoti Da Lema per kunstatimet e drejta qe kur i degjon nga goja e nje miku marrin permasa me te medha Opozita e papergjegjeshme nen thirrjet ugurzeza te Saliut qe nuk ka shok ne bote per keto Monikes qe nuk ka nene e grua ne bote te leshoje mallkime te tilla e thirrje per terheqje zvare,vdekje , gjith llojet e ofendimeve qe egzistiojne per KmRama pse???? Se ja beri burrin president i vili nuk e refuzoi siMonika Zonjen e pare e mori vendin e organizatores se protestave shkaterrimtare Sh bukur zonja e presidentit
Përgjigju.. Giustissimo, Rama e il suo Governo è leggitimo e il piu Democratico e Liberale che e mai stato! Questo e uno 'scontro tra il Male(Basha&co)..-e il Bene(Rama)!..,tra il Militantismo Rural e e senna idee (Basha), e la visione d, avant-garde European del Primo Ministro
Përgjigju