Dorëheqja e opozitës/ Rudina Hajdari e dyzuar: Vendim me rrisk, ja përse nuk e kam dorëzuar mandatin

Dorëheqja e opozitës/ Rudina Hajdari e dyzuar: Vendim me rrisk, ja përse nuk e kam dorëzuar mandatin

Rudina Hajdari

Rudina Hajdari është një nga dy deputetët e Partisë Demokratike që nuk e kanë dorëzuar mandatin duke mos u bashkuar me vendimin e grupit demokrat dhe opozitar. Vajza e Azem Hajdarit përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar për herë të parë për këtë cështje.

Ajo shprehet se djegia e mandateve në mënyrë kolektive nga opozita do të ketë rrisqe. Por cili është vendimi i saj? Hajdari thotë se është konsultuar me personalitete politike të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendimin do ta bëjë publik shumë shpejt, ndërsa kërkon mirëkuptim që nuk është shprehur për këtë cështje për shkak të disa problemeve shëndetësore.

Deri në vendimin përfundimtar mbetet në pikëpyetje edhe fati për të ardhmen e saj në Partinë Demokratike, pasi nëse refuzon t'i bashkohet grupit mund të përjashtohet si Myslim Murrizi. Përballë shembullit 'Murrizi' dhe konsultës së aleatëve, që të gjithë nga SHBA, BE dhe përfaqësues të partive të djathta Europiane, ku bën pjesë edhe PD-ja ka qenë kundër opozitës shqiptare mbetet për t'u parë se cilën rrugë do të zgjedhë vajza e Azem Hajdarit....

Deklarata e plotë e Rudina Hajdarit
Është e natyrshme që historia ime familjare ndikon sa në sjelljen time politike aq edhe në përceptimin publik të saj.

Kushtetuta e Shqipërisë e ka përcaktuar “heqjen dorë nga mandati” të deputetit si vendim individual, pavarësisht kësaj unë nuk e ndiej vetën aspak të shkëputur nga grupi parlamentar i PD dhe nga misioni i saj.

Për shkak të karakterit dhe formimit tim, “vendimet” i kam vlerësuar gjithnjë fort duke i’u kushtuar kohën, analizën dhe vëmendjen e duhur dhe ky rast është një ndër më të rëndësishmit.

Për këtë, gjatë kësaj periudhe jam konsultuar me personalitete politike të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësues të aleatëve më të çmuar, seriozë e të vendosur në rrugën e vështirë të kombit tonë, që nga shpallja e pavarësisë, rrëzimi i rregjimit komunist e më tej në proçeset trasformuese të zhvillimit ekonomiko-social dhe të integrimit euro-atlantik.

Mandatin e deputetit nuk e kam konceptuar kurrë si “një mjet të interesit vetjak i cili nuk duhet dorëzuar kurrësesi”.

Nuk ka kaluar kohë shumë e gjatë nga 8 dhjetori 2018 kur shpreha gaditëshmërinë time të sinqertë për të lënë mandatin e deputetit e për t’u bashkuar me studentët për kauzat e kombit, “për ndërtimin e një sistemi të vërtetë demokratik në Shqipëri”, por ky propozim ishte në një kontekst komplet të ndryshem nga ai që është tani. Bëhej fjalë për sakrificë politike individuale për t'iu ardhë në ndihmë studentëve në kauzën e tyre dhe jo për vendim kolektiv i cili pritet të ketë rrisqe.

Ju lutem të më mirëkuptoni se nuk kam mundur të shprehem për këtë çështje prej mbrëmjes të së premtes që jam kthyer për shkak të disa problemeve shëndetësore. Qëndrimin tim do t’a bëj publik shumë shpejt.

E kam shumë të qartë misionin tim si person politik por edhe si qytetare, do të jem gjithmonë e rreshtuar përkrah me demokratët, të rinjtë, studentët dhe qytetarët Shqiptarë në interesin kombëtare për një Shqipëri demokratike dhe Evropiane.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kosovari: 26/02/2019 10:03

    Nese sado pak ke gjak te Azemit,Qendro vetevetja.keta qe me deshiren e tyre nuk do ishe zgjedhur deputete,Por Sovrani te kerkoi dhe te dha besim,Perbaju besimit te sovranit-mesuesit tane te madh< Mohimi I mandatit-besimit te Sovrani,eshte injrim I popullit sdhe vendit.Deputeti jeteon,por edhe vdes per popull,sepse ate populli e zgjedh dhe I beson t'i sherbej me ndwergjegje e pergjegjesi te plote.Azemin keta ta vrane.Jo hakmarrje!Po,kujtese e hidhur.

    Përgjigju
  • Ani: 25/02/2019 18:40

    Heu bre. Kjo po konsultohet me partneret e huaj??? Kush te njeh ty moj goc...Na ben si e rendesishme kjo e paaftja ne komunikim, ne oratori. Po e vrasin shume mendjen partneret e huaj per kete... O zot o zot injoranca ne veprim.

    Përgjigju
  • Miri: 25/02/2019 17:48

    Ka frike se nuk ka me viza per Amerike. Po Fatmir Mediu e dha doreheqjen? Aman mbushja mendjen sa me shpejt qe mos ta shohim me ketu ne Amerike.

    Përgjigju
  • Njeriu i protestave 90: 25/02/2019 11:49

    O Goce e vogel Babain tende e kisha si vlla ..po me vjen keq me te ofendu shume ..po ik moj goc e vogel nga mendja leri keto gjana se nuk i ha kush ..po ti do na japesh mend nje populli pupupu ik aman se sdu me te ofendu

    Përgjigju
    • Berti: 25/02/2019 15:55

      Paske patur vella rtugacin dhe kontrabandistin e armeve dhe thua me krenari? Ti qofsh, ne mos qofsh si ai. Kjo Mejremja si qendron si iken nuk i prishune njeriu se si e vonuar mendore eshte. I prish pune te jemes se i genjen mendja qe do kaloje vetingun, por ta harroje. Nuk ka reforme ne drejtesi me injorante dhe ..spo ja themi tjetren.

  • Konjak: 25/02/2019 10:35

    Ju uroj gjith te mirat ,dhe te shkuara ,nga problemet shendetesore .THoni se s'jeni bashkuar kolegeve tuaj, per disa probleme .E para ,nuk keni qartesi politike ,per dorezimin e mandatit, ne grup . Se dyti,nuk keni qartesin e duhur ,per nje veprim te till personal .Mandati eshte i popullit dhe s'do ta zhgenjesh ate .Si dhe presion nga nderkombetaret ,per te mos e bere kete veprim ,sepse faktikisht rrezohet qeveria aktuale .Nderkombtaret ,besoj se jan ne te drejten e tyre .Po pse keta nderkombetar ,ne vitet 2014-2018 s'reaguan ,per mbushien me narkotik te krejt vendit .Po pse keta zoterinj, s'reaguan per perkeqesimin maksimal te shqipetareve ,pa perjashtim ;pervec narkomaneve ,hajduteve dhe krimineleve te c'do lloi .Qe do te thot se ,keta zoterinj ,s'meritojne respekt . Pse s'keni qartesi politike, ju brenda partise tuaj ,s'jeni te angazhuar politikisht .Ju mandatin ,do ta dorezoni ne emer te popullit qe ju ka votuar dhe ne interesa te tij ,apo per qefin tuaj .Te gjithe politikanet dhe pushtetaret ,bertasin :Eduam shqiperin si gjith Evropa ,por as kush s'leviz ne interes te vendit ,sepse prishet interesi i tyre .Njeriu eshte i denuar te jetoje brenda shoqerise ,prandaj ndihmojeni ate ,pa rezerva .

    Përgjigju
    • konjak: 27/02/2019 10:34

      Kemi filluar te ju japimmend dhhe nderkombetareve se ata nuk pona arrijne dot dhe po na lene edhe neve mbrapa.

    • Arbër: 25/02/2019 12:31

      Narkotikët janë trashëgimi e PD_s!!!

  • kujtim: 25/02/2019 07:57

    aman kur shoh se ka njerez te tille me vjen per te vjellur mbaje aman mos e dorezo te japin vize te kuqe dhe ty nje perjashtim te ishte yt ate gjalle i pari fo e dorezonte po mvaret mos ke perzierje e ka ngrl diplomatet e usa dhe eu te marin mendime ama me ndigjo mua mos e derzo fare te ikish dhe ti me te tjeret....

    Përgjigju
  • exxx: 25/02/2019 07:38

    1.sta mban se te iken pashaporta usa 2.besoj se e ke kuptuar kush ta paketoi babane

    Përgjigju
  • Hinglateri: 24/02/2019 23:42

    Pirdh se lirohesh i thone kesaj pune

    Përgjigju
  • Prefesori: 24/02/2019 23:16

    Duket qe e shkatrro zorren kjo me ja lon ndor...

    Përgjigju
    • I madh: 25/02/2019 11:06

      I madh je ..

  • Albanien: 24/02/2019 22:28

    Provoje po ta mbajti me

    Përgjigju
  • Ops: 24/02/2019 22:08

    Prit nje here te kaloj mamaja vetingun, ngjallu Azem se jam i sigurt qe do ti kishe gropos me doren tende

    Përgjigju
    • Beni: 25/02/2019 16:36

      Na plasi e dorzon apo jo ti je asgje

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë