Dorëheqja e Tahirit, Balla: Vendim personal, s’ka lidhje me PS, opozita gojështhurur

TIRANE-Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla thotë se vendimi i Tahirit për dorëzimin e mandatit ishte vendim personal dhe se e respekton. Ai tha se kjo është një çështje mes Tahirit dhe drejtësisë, as e PS dhe kurrsesi e kësaj opozite, që sipas tij po hedh baltë për të bllokuar hapjen e negociatave.

E respektojmë vendimin personal të Saimir Tahirit. Kjo është një cështje mes Tahirit dhe drejtësisë, as e jona dhe kurrsesi e kësaj opozite. Gjithcka që në ndërtojmë ditën këta e sabotojnë natën.

Këta janë në një betejë për të prishur sa më shumë punë për Shqipërinë në 28 qershor për negociatat, por Shqipëria e meriton hapjen e negociatave. Përpjekja e Saliut, Lulit dhe Monikës për t’i prishur punë Shqipërisë me gojën e shthurur nuk e rrezikon vendin.

Dorëheqja pas vizitës në Berlin? Ishim në një prej vizitave më historike, që një kryeministër shqiptar ka bërë në Gjermani. Monika, Luli dhe Saliu sot kanë më pak argumente kundër të ardhmes së Shqipërisë.

Taulant Balla

 

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tironsi: 03/05/2018 14:19

    Vetem turp nuk ke ti qe del ne tv, ti nuk as asnje lloj morali, familjar, politik apo njerezor qe te flasish ti eshte turpi i Shqiperise, e di mire ti punen qe ke ndaj Rames,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'