Ikën Veliu, eksperti i kriminalistikës në ‘Repolitix’: E shkarkuan! Opinionisti Meçaj: Largimi s’lidhet me performancën e tij, por me raportin me opozitën

TIRANË- Largimi i Ardi Veliut nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm në Policinë e Shtetit, për ekspertin e kriminalistikës, Ervin Karamuça por edhe për gazetarin Sokol Bregu është shkarkim nga detyra dhe jo dorëheqje siç u paraqit nga qeveria. Të ftuar në emisionin "Repolitix" në Report Tv, Karamuça tha se ka qenë shkarkim, dhe se 'letra e dorëheqjes ka qenë në sirtar ku është nxjerrë për ta bërë sa më të butë ikjen e tij". Edhe për gazetarin Sokol Bregu, Ardi Veliu është shkarkuar duke thënë se " jam bindur që Veliu nuk e dinte që sot nuk do të ishte më në detyrë".

Analisti Plator Nesturi tha se largimi i Veliut pritej që nga momenti kur Rama vendosi afatin kohor 100 ditë për ta futur Policinë e Shtetit në ‘shina’.

“Përderisa ka pasur 100 ditë që e ka shprehur Rama, i ka dhënë kohën e mjaftueshme për ta mbyllur edhe detyrën. Ishte e qartë që Veliu do largohej. Rama, ministri apo gjithë stafi, këtë afat 100 ditor e ka shfrytëzuar vetëm për të gjetur kandidaturë apo ka ndonjë plan tjetër më të madh përsa i përket policisë së shtetit. Apo është diçka më shumë më tepër? Që ka të bëjë me një reformë që ka të bëj një përgatitje ligjesh, reformë sesi do jenë të organizuar të gjithë raportet e brendshme, fuqizim të drejtuesve të qarkut. Mund të kemi forma të ndrysmë dhe këtë nuk e dimë ende sesi do të operojë. Ndryshimi i një mëri është ndryshim fryme në drejtim. Përcaktohen disa prioritet dhe duhet të përqasë sesa është i gatshëm kandidati të plotësojë prioritet”, tha Nesturi.

Pavarësisht faktit se nuk kemi një njoftim zyrtar për kandidatët e mundshëm që do marrin postin e drejtorit në Policinë e Shtetit, burime për Report Tv bëjnë me dije se kandidatë të mundshëm mund të jenë Gledis Nanos, kreu i Antiterrorit dhe Edmon Rizajt, drejtori i hetimit të krimit. Gazetari Sokol Bregu u shpreh se Edmond Rizaj nuk do të zgjidhet pasi nuk është i preferuari i Ramës, por është vendosur sa për të plotësuar kandidaturat.

“Rizai edhe në foto e ke fiks si një gjeneral italian, Është një ndër policët më të dashur, jo vetëm për mediat, që e kanë nxjerr vetëm si emër, se Rama nuk do. Rizai ka shkuar disa herë për emërim për drejtor qarku, por nuk e kanë pranuar asnjëherë. Ka qenë nëndrejtor i Policisë së Tiranës. I drejton të gjitha krimet. Edhe ato katër herë që ka ardhur FBI për hetime, ka kërkuar zoti Rizain dhe me të i ka kryer këto hetime. Rizai është një ndër hetuesit kryesor, por kam përshtypjen që emrin ia kanë nxjerre për të rritur kandidaturat. Nano është bërë embleme e çdo gjëje, e sukseseve të policisë. Nuk kishte ndodhur që shefi anti-terrorit të shkonte në kampin e Alhol. Nano është aktiv në polici”, tha Bregu.

Sipas opinionistit Arben Meçaj dorëheqja e Ardi Veliut nuk lidhet aspak me performancën e tij, por me një zhvillim të ri në situatën politike. Sipas tij, ky raport lidhet me opozitën dhe rikthimin e saj në Kuvend.

Veliu s’ka asnjë shenjë deri më sot që kryeministri flet për punë të dobët të rij. Mund të lidhet me një zhvillim të ri të rritjes së titullarit të policisë ose një raport i ri me opozitën. Ajo që bie në debatin tonë është që largimi nuk lodhet me performancën por me një situate të re politike që Rama kërkon zgjidhje. Situata politike lidhet me raportin me opozitën që pas disa kohësh do nisë protesta. Mundësia tjetër është raporti me ndërkombëtarët që rrisin imazhin e policisë së shtetit. Ramës i intereson, vendos një drejtor që ia zbardh faqen Ramës. Dorëheqja nuk lidhet me performancën. Veliu mbylli një mision që i ishte dhënë deri në këtë moment”, u shpreh Meçaj.

Lidhur me faktin që asnjë nga Drejtorët e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit nuk e kanë mbaruar mandatin e plotë 5-vjeçar, eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuça thotë se nuk këto poste nuk duhen përdorur më nga politika, por një drejtor ta marrë mandatin dhe ta çojë të deri në fund.

“Ka mundësi që një drejtor ta fillojë dhe ta mbarojë një mandat. Shije politike dhe menu dite me këta njerëz nuk duhet të bëjmë më”, tha Karamuça.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia