Dorëhiqen gjyqtarët, shtyhet shqyrtimi i rekursit të Aldo Bares në Gjykatën e Lartë

Dorëhiqen gjyqtarët, shtyhet shqyrtimi i rekursit të Aldo Bares në Gjykatën e Lartë

Aldo Bare

Gjykata e Lartë ka shtyrë shqyrtimin e kërkesës së të dënuarit me burgim të përjetshëm Aldo Bares, ish kreu i bandës famëkeqe të Lushnjës, i cili kërkon rrëzimin e vendimit për dënimin e tij me burgim të përjetshëm dhe gjykim të padrejtë. Shkak i shtyrjes është bërë dorëheqja e dy gjyqtarëve, pasi kishin qenë më parë pjesë e trupës gjykuese dhe janë shprehur me vendim ndaj Aldo Bares. Ish-kreu i bandës famëkeqe të Lushnjes, prej vitesh po vuan dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.

Në 2017, me një vendim unanim, Gjykata Kushetuese vendosi të cilësojë si shkelje kushtetuese, faktin se Gjykata e Lartë nuk ka pranuar të shqyrtoj rekursin e Aldo Bares, që ankimoi vendimet e dënimit të tij. Për rrjedhojë, atij i lind e drejta të kërkojë lirinë. Në vendimin e Kushtetueses, thuhet se Gjykata e Lartë nuk i është përgjigjur pretendime të Aldo Bares, duke i shkelur atij të drejtën e aksesit dhe të ankimimit. Kështu, dosja “Bare” është kthyer për rigjykim në Gjykatën e Lartë me arsyetimin e shkeljeve të rënda procedurale.

Kush është Aldo Bare?
Kush është Alfred Shkurti, ish-speciali i forcave RENEA, ose i njohur ndryshe si Aldo Bare, hyri në botën e krimit në vitin 1997, pasi atij i vrau vëllanë banda e Artur Dajës, gjatë një përleshje me armë zjarri. Pas vrasjes se Ramadan Shkurtit, në Lushnjë nisi të operonte banda e Aldo Bares së cilës Drejtësia i numëron më shumë se njëzet vrasje, dhjetëra plagosje dhe vënie gjobash.

Kaq mjaftoi që vrasjet më pas të lidheshin zinxhir dhe natyrisht Bare nuk ishte i vetëm në gjithë këtë betejë personale. Sipas prokurorisë, ish-speciali kishte arritur të rekrutonte në bandën e drejtuar prej tij Ilir Stërgun, Afrim Hoxhën, Arben e Enver Boriçin, Enver Dondollakun, të gjithë shokë, miq e të afërm të "kokës" së grupit, Aldo Bare dhe vëllait të tij Ramadan Shkurti.

Më pas kësaj bande iu bashkuan edhe: Maksim Çela, Erion Cici, Dritan Vila, Leonard Prifti, dhe shumë të rinj të tjerë.

Me mbledhjen e këtyre "ushtarëve" përreth "kryetarit", siç e quanin në biseda telefonike Aldo Baren, filluan edhe ekzekutimet në qytetin e Lushnjës ndaj Artur Dajës, shokëve, miqve e familjarëve të tij, teksa në kurriz të kësaj bande janë të paktën 20 vrasje, plagosje, rrëmbime dhe gjoba.

Ndryshe nga të gjitha bandat që vepronin në vitin 1997 në vend, banda e Lushnjes, që u drejtua nga Aldo Bare, arriti të krijonte një komisariat të vetin në qytet, atë që mbahet mend edhe si “Komisariati Nr. 2”.

Mbretërimi i tij në qytet zgjati për gati 10 vjet, deri në vitin 2006 ku u godit dhe koka e bandës, Aldo Bare i cili u arrestua në Maqedoni. Aldo Bare qëndroi për shumë kohë në arrati, por në vitin 2006 dhe arrestua në Turqi dhe tri vite më vonë u ekstradua në Tiranë ku edhe u përball me drejtësinë. Aktualisht po vuan dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur