Ende pa kaluar Vettingun, dorëhiqet gjyqtarja e Apelit të Shkodrës, KLGJ nuk pranon kërkesën

Ende pa kaluar Vettingun, dorëhiqet gjyqtarja e Apelit të Shkodrës, KLGJ nuk pranon kërkesën

Në një kohë kur ende nuk e ka kaluar vettingun, gjyqtarja e Apelit të Shkodrës, Marina Rraboshta ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj. Burime për Report Tv bëjnë me dije se dorëheqja është paraqitur disa ditë më parë në Gjykatën e Apelit të Shkodrës dhe në Këshillin e Lartë të Gjykatës. Megjithatë Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) nuk e ka pranuar ende dorëheqjen e gjyqtares Rraboshta. Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar gjyqtaren Rraboshta për të marrë vendimin e dorëheqjes, por nuk dihet edhe pse KLGJ nuk e ka pranuar këtë kërkesë. Ndërkohë gjyqet që kanë qenë të parashikuar për t'u mabjtur nga gjyqtarja Marina Rraboshta janë shtyrë për shkak të dorëheqjes së saj.

Gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja  bën me dije se ky është emri i katërt që largohet nga gjykata e Apelit në Shkodër.Kryetari , Fuat Vjerdha nuk arriti të kalojë Vettingun ashtu siç edhe Hajrie Muçmataj dhe Luan Dervishi ndërsa së fundmi Marina Rraboshta bëhet e katërta me dorëheqjen e saj. Tashmë këto ditë pritet të dalë përpara Vettingun kryetari aktual i gjykatës se Apelit në Shkodër, Astrit Kalaja i cili ka mbajtur edhe postin e zëvendës kryetarit deri para se të largohej kryetari Vjerdha. Me katër gjyqtar të larguar gjykata e Apelit në Shkodër mbetet me mangësi të mëdha dhe shumë procese gjyqësore janë duke u shtyrë dhe duke shtuar ngarkesën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nentori i Dyte: 26/01/2022 19:49

    Nqs shperthimi ne Gërdec eshte cilesuar: aksident Teknologjik,,,, atehere qënia e kësaj ne pozicionin e gjyqtares eshte AKSIDENT JURIDIK

    Përgjigju
  • Taraboshi: 11/12/2019 18:04

    Perse e plotesove formularin e vetingut ti ? Apo deshe te kapshe ca leke gjate kesaj periudhe tranzicioni. Yt rrace e poshter padke qene.

    Përgjigju
  • O tej: 11/12/2019 16:24

    Nuk kam pa me simpatike

    Përgjigju
  • spak se shpejti: 11/12/2019 13:12

    Beni nji skan kesaj fytyre kukcedre , se dorhehqja parakohe ka dicka qe nuk shkon . Dhe me te vertet qe qenkae gjitha dylle e verdhe nga parate e fituara me djerse

    Përgjigju
  • Arber: 11/12/2019 12:52

    Kjo shuruflla pasi iu trash zverku si derkuc i kenaqur jep "doreheqjen' .Pasi abuzoi e beri gjitheshka sa mund te bente tani heq bishtin menjane e do te dale "pa lagur".Mund te dorehiqesh derrkuce dhe tia kursesh vetes demaksimin publik te hajnise tende por do te pergjigjesh nje per nje per cdo gje te perfituar padrejtesisht .Ti dhe shoqkat e tua mos kujtoni se duke u dorehequr do mbroni gjene e vjedhur nga gjaku dhe djersa e shqiptareve .

    Përgjigju
  • Tutu: 11/12/2019 12:42

    Gjyqtare..???!!!.... kjo monster prehistorike ..???!!

    Përgjigju
  • Bsd: 11/12/2019 12:37

    Ca surrat , shume e veshtire per ta kuptuar pse ka dhene doreheqjen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren