LIBI - Pas dështimit të dytë për të fituar miratimin e parlamentit për kabinetin e ri qeveritarë, kryeministri i Libisë dha dorëheqjen nga posti i tij. Mustafa Abu Shagur bëri thirrje për formimin e një qeverie emergjente, që konsistonte në vetëm 10 ministri.
Kongresi i Përgjithshëm kombëtar votoi 125 me 44 kundër këtij propozimi, ndërsa 17 prej tyre abstenuan. Shagur ishte i pari kryeministër i emëruar, që pas hedhjes nga pushteti të kolonel Gaddafit.
Dorëheqja e Shagur erdhi pasi propozimi i parë për kabinetin qeveritar me 29 ministra u kundërshtua, me arsyen se nuk përfaqësonte rajonet më të rëndësishme dhe mungesë kualifikimi të pjesëtarëve. E njëjta situatë ndodhi edhe me propozimin e radhës për qeverinë emergjente, duke e detyruar kështu kryeministrin të japë dorëheqje.
Shagur u shpreh se nuk do t'i dorëzohej presionit dhe lojërave politike, ndërkohë pritet që brenda 3-4 javësh kongresi të përzgjedhë kryeministrin tjetër.
(ed.ka/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com