TIRANE - Zëvendësministri i Mbrojtjes Dritan Hila ka dhënë dorëheqjen e tij nga detyra ditën e sotme. Lajmi është bërë i ditur nga vendimet e Këshillit të Ministrave gjatë mbledhjes së sotme ku edhe është aprovuar kërkesa e tij për lirim nga detyra.
Sipas burimeve konfidenciale për A1 Report ka qenë vetë zëvendësministri Hila i cili ka paraqitur dorëheqjen e tij nga ky post për arsye personale. Po të njëjtat burime theksojnë se Hila ka vendosur të tërhiqet nga detyra për të iu përkushtuar profesionit të gazetarisë dhe shkrimeve.
Vendimi i tij për t’u dorëhequr është aprovuar edhe nga Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme. Deri më tani nuk dihet se kush do të jetë personi që do të zëvendësojë Hilën në këtë detyrë.
Dritan Hila kishte rreth 1 vit e gjysmë që mbante postin e zëvendësministrit të Mbrojtjes. Hila është bashkëshorti i gazetares së njohur Rudina Xhunga.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com