Në Komandën e Forcës Tokësore në Zall Herr u dorëzuan sot sistemet raketore Javelin, si pjesë e bashkëpunimit strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

E ngarkuara me punë e ambasadës amerikane në Tiranë, Nancy Van Horn, vlerësoi këtë moment si tregues të angazhimit për sigurinë rajonale dhe forcën e NATO-s.

“Kjo ceremoni shënjon një hap shumë të rëndësishëm në partneritetin tonë që vijon. Shtetet e Bashkuara është tregues i përkushtimit tonë për sigurinë në rajonale dhe forcën e Aleancës së NATO-s.

Kjo marrëdhënie kërkon jo vetëm rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes por një fokus të qëndrueshëm në gatishmërinë luftarake dhe modernizimin ushtarak. Mjedisi i sigurisë me të cilin përballemi të gjithë, është që kërkon që të gjithë aleatët të bëjnë pjesën e tyre. Në emër të Shteteve të Bashkuara dua gjithashtu të kërkoj kontributin tuaj me trupa dhe pajisje ushtarake për NATO-n dhe misionet ndërkombëtare në mbarë botën”, tha Van Horn gjatë fjalës së saj.


Lajmi kryesor:

Rama e shkarkoi si ministër i Mbrojtjes, Vengu: Kënaqësi që në këtë moment tranzitimi të detyrës sime të lija shenjë! Privilegj ta udhëhiqja këtë ministri