Dorëzohen 25 mijë fletë dorëshkrime
të Poradecit në arkivën e shtetit

Dorëzohen 25 mijë fletë dorëshkrime<br />të Poradecit në arkivën e shtetit
Rreth 25 mije fletë me shënime, dorëshkrime, shtypshkrime të poetit të madh shqiptar Lasgush Poradeci u dorëzuan nga vajzat e tij këtë të martë në Arkivin Qendror të Shtetit Shqiptar së bashku dhjetëra objekte personale më rëndësi të veçantë si dekorata, kartëmonedha, kartolina, revista, e të tjerë. Vajzat e poetit, Marija e Kostandina Gusho në praninë e Drejtorit të Arkivës Qendrore, Ardit Bido, Ministres së Kulturës Mirela Kumbaro dhe drejtoreshës së Bibliotekës Kombëtare Persida Asllani u shprehën se i sollën në këtë institucion për t’u siguruar ruajtjen e përjetshme. Sipas Marie Gushos , ky është vetëm hapi i parë në dorëzimin e arkivave, ku pritet më pas të dorëzohet edhe ditari i poetit.
 
Meqenëse sivjet ishte 30-vjetori i vdekjes së babit unë kisha dëshirë të publikoja një ditar personal dhe do ta nxjerr besoj këtë vit dhe pastaj me mbarimin e këtij botimi këto ditare do të dorëzohen në arkivën e shtetit ku e kanë vendin. Gjithashtu kam mbajtur dhe një dosje me dokumente”tha Marija.
 
Drejtori i Arkivës së Shtetit Bido ka çmuar gjestin e vajzave të poetit, duke vlerësuar prurjet arkivore.
 
Dua të falënderoj në veçanti vajzat e këtij rilindësi ndër të fundit Marije dhe Kostandina Gushon, të cilat hoqën një pjesë të zemrës së tyre, duke ia dhuruar arkivit një pasuri të tillë të paçmueshme”tha Bido.
 
Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka theksuar se arkiva e shtetit tashmë është një vend i sigurt, duke bërë ftesë që edhe familjarët e personaliteve të shquara të sjellin në këtë institucion arkivat e tyre.
 
Ajo që mua më duket e rëndësishme është që në këto 4 vite që jam në detyrë, ky nuk është episodi i parë por ky është një episod që përsëritet me disa dhurime të rëndësishme që i janë bërë institucioneve me natyrë arkivore qoftë pranë Arkivit të Shtetit qoftë pranë institucionet muzeale që ne kemi në varësi të Ministrisë së Kulturës dhe në fakt merita është në fakt e profesionalizmit dhe standardit që kanë vendosur institucionet tona kombëtare siç është Bibloteka Kombëtare, siç është Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi, siç është Muzeu Historik Kombëtar, siç është Instituti i Monumenteve të Kulturës”, tha Kumbaro.
 
Në vështrim të parë shohim se nëpër arkivat e Lasgushit, të cilat ende nuk janë hapur e sistemuar, studiuesit do të gjemë gjurmë të punës së shkrimtarit, ndërsa gjuhëtarët thesarin e fjalorit lasgushian. Poradeci, thotë vajza e tij, Maria, ka lënë mjaft shënime origjinale, sepse fletoren e punës e ruante, ndërsa dërgonte ne shtëpinë botuese një kopje të pastër përfundimtare. 

[gallery]22068[/gallery]

Arkivi i Lasgush Poradecit përmban, pas numërimit paraprak:

1. Dorëshkrime 19.308 fletë

2. Shtypshkrime 8.562 fletë

3. Gazeta 3.662 fletë

4. Revista 26 copë

5. Fotografi dhe kartolina 1.606 copë

6. Ftesa dhe telegrame 315 fletë

7. Partitura 296 fletë

8. Harta 14 fletë

9. Kartëmonedha të grisura 8 copë

10. Dekorata 11 copë

11. Çertifikata 7 fletë

12. Pulla poste 12 copë

 
Redaksia Online
e.m, B.B/Shqiptarja.com
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar