Dorëzohet familja Gjici! Shiten 100% të aksioneve, klubi i Kukësit me pronarë të rinj

Dorëzohet familja Gjici! Shiten 100% të aksioneve, klubi i Kukësit me pronarë të rinj

Safet Gjici

Përfundon epoka “Gjici” në klubin e Kukësit. Verilindorët kanë ndërruar pronësi, teksa tashmë të gjitha aksionet janë shitur. Sipas “Supersport”, blerësit e klubit verilindor janë dy persona, një shtetas i huaj nga Letonia dhe një shqiptar, identiteti i të cilëve nuk është zbuluar ende.

Marrëveshja për shitjen e aksioneve është arritur këtë të martë dhe tashmë klubi verilindor është gati të nisë një epokë të re, këtë herë pa familjen Gjici.

Pronarët e rinj kanë tashmë 100% të aksioneve, teksa zyrtarizimi i marrëveshjes së kalimit të pronësisë pritet të bëhet më 10 gusht.

Kujtojmë se Kukësi këtë sezon luan në Kategorinë e Parë, pas 12 sezonesh në elitën e futbollit shqiptar, aty ku mori pjesë edhe në Kupat e Evropës. Pas më shumë se 10 vitesh investimi, familja Gjici nuk është më pronare e klubit, kjo edhe pas arrestimit të ish-presidentit Safet Gjici, i dënuar me 2 vite burg.

Në më shumë se një dekadë sukses, Kukësi siguroi katër trofe në futbollin shqiptar. Titullin kampion në 2016-17, Superkupën e vendit në 2015-16 dhe dy herë Kupën e Shqipërisë, në sezonet 2015-16 dhe 2018-19.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Policia përgënjeshtron Berishën: Gjekmarkaj s’u dhunua, u ndje keq dhe iku! Keqardhje për Nokën, goditi efektivët! Janë evidentuar shkelësit, do procedohen

Policia përgënjeshtron Berishën: Gjekmarkaj s’u dhunua, u ndje keq dhe iku! Keqardhje për Nokën, goditi efektivët! Janë evidentuar shkelësit, do procedohen