Dorëzohet sonte 'Topi i Artë', mediat spanjolle e bëjnë të kryer fituesin! Barella i vetmi italian në listë

Sonte në orën 20:30 në Paris do jetë ceremonia e dorëzimit të ‘Topit të Artë’ në edicionin e 67 të tij, që akordohet nga revista franceze ‘France Football’.

Favoriti për ta fituar çmimin më prestigjoz individual është Lionel Messi, i cili tani luan në Amerikë me Inter Miami-n. Për 36-vjeçarin ky do jetë Topi i tetë i Artë në karrierë, një shifër e paimagjinueshme që vështirë se mund të parakalohet ndonjëherë. Ndonëse ka konkurentë shumë të fortë si Erling Halaand, i cili ka fituar trpiletën me City-n, apo edhe Kevin de Bruyne, disa media në Spanjë e kanë bërë të kryer se Messi do jetë fitues.

‘Pleshti’ favorizohet për faktin se në dhjetor fitoi Botërorin me Argjentinën, duke qenë një udhëheqës në fushë dhe duke sjellë trofeun e lakmuar që pas vitit 1986. Nëse e fiton Messi do bëhet futbollisti i parë i cili merr trofeun dhe luan jashtë Europe.

Në listën me 30 futbollistë pretendent bëjnë pjesë edhe Mbappe, Bernando Silva, Harry Kane apo edhe lojtarët e Interit finalistë të Champions League si Lautaro, Andre Onana apo Nico Barrela, me këtë të fundit i cili është italiani i vetëm në listë. Përveç ‘Topit të Artë’, do jepen edhe çmimet të tjera si Kopa për futbollistin më të mirë nën 21 vjeç ku Bellingham i Real Madrid është favoriti absolut, apo edhe çmime të tjera si ‘Yashin’ për portierin më të mirë në botë.

Për ‘Topin e Artë’ votojnë gazetarët e sportit nga të gjithë vendet e botës, ndërsa vitin e kaluar fitues u shpall Karim Benzema i Real Madrid, i cili tani luan me Al-Ittihad në Arabinë Saudite.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Meta 'dirigjent', ekzalton delegatët e Partisë së Lirisë teksa luhet kënga 'Për ty Atdhe' e Mentor Xhemalit

Meta 'dirigjent', ekzalton delegatët e Partisë së Lirisë teksa luhet kënga 'Për ty Atdhe' e Mentor Xhemalit