Doris Pack: Të caktohen qartësisht
 kufinjtë mes Kosovës e Serbisë

Doris Pack: Të caktohen qartësisht<br /> kufinjtë mes Kosovës e Serbisë
Doris Pack, duke folur për Shërbimin për Ballkanin të Radios Evropa e Lirë, thekson se nuk duhet të anashkalohet problemi i definimit të saktë të kufijve të Serbisë dhe numrit të qytetarëve të saj, gjë që është çështje e patejkalueshme për shtetet që mëtojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian.

“Të gjithë e dinë se deri në momentin kur Serbia do të hyjë në Bashkimin Evropian, çështja e marrëdhënieve me fqinjët duhet të zgjidhet. Kështu që, jam e bindur që do të nevojitet ndryshimi i sërishëm i Kushtetutës së Serbisë, në qoftë se kjo nuk ndodhë tash".

"Në fakt, ky është moment i mirë për të eliminuar preambulën, por kam përshtypjen se kjo do të ishte e parakohshme, për shkak se politikanët nuk i kanë përgatitur qytetarët. Është përsëritur shumë herë dhe tone të tilla po dëgjohen edhe nga burrështetasit e huaj, se çështja me preambulën, duhet të pastrohet, gjë që nënkupton edhe një ndryshim të Kushtetutës”, tha Pack.

Siçka thënë ajo, ende nuk ka ardhur momenti i hyrjes së Serbisë në Bashkimin Evropian, por, sipas saj, çështja e heqjes së preambulës do të aktualizohet përsëri në fund të procesit të negociatave me Bashkimin Evropian dhe autoritetet serbe do të duhet të ballafaqohen me këtë çështje.

“Në këtë moment, askush nuk do të insistojë në ndryshimin e preambulës, në qoftë se për këtë nuk ekziston gatishmëria. Nuk jam nga ata që sugjeroj që kjo duhet të bëhet menjëherë, por është definitive se kjo duhet bërë kurdo qoftë. Mbetet tek ata që të gjejnë momentin e duhur, sepse kjo është e pashmangshme".

"Momenti final për pranimin e rezultatit të pashmangshëm është oborri i Bashkimit Evropian, ndërkohë që bisedimet janë në vazhdim e sipër. Në këtë proces, do të kalojë koha dhe në fund do të arrijmë deri te një pikë kur Serbia duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës”, ka theksuar Pack.

Ajo ka shtuar se Bashkimi Evropian nuk mund të pranojë një shtet, kufijtë e të cilit nuk janë të përcaktuar në mënyrë precize.

“Kjo thjeshtë nuk është e mundur”, ka thënë Pack./REV/

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë, dorëzohen 21 kuti votimi në KZAZ e numërimit!! Kanë mbetur edhe 15 të tjera

Zgjedhjet në Himarë, dorëzohen 21 kuti votimi në KZAZ e numërimit!! Kanë mbetur edhe 15 të tjera