Dortmund barazon në shtëpi,
Avdijaj shënon golin e parë

Dortmund e mbyll këtë vit me një barazim. Për verdhezinjtë ky barazim është i treti radhazi në kampionat dhe mbrëmja e sotme në “Signal Iduna Park” pa dyshim që ka lënë shumë tifoz të pakënaqur.

Augsburg vuri shpesh në vështirësi vendasit dhe shumë shpejt dobësitë në mbrojtje filluan të shfaqen. Ishin miqtë ata që kaluan në avantazh në minutën e 33 duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh.

Pjesa e dytë do të fillonte me një ritëm më të madh për vendasit, duke bërë të mundur realizimin e golit të barazimit nga Dembele, por edhe pse rastet ishin të shumta, Dortmund nuk arriti që të merrte tre pikët e plota.

Ndërkohë Hamburg ka arritur të befasoj  Schalken duke marrë një fitore 2 me 1. Për Blutë Mbretërorë nuk mjaftoi goli i shqiptarit Donis Avdijaj, i cili arriti të shënonte golin e tij të parë në Bundesligë.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Serbi/ Studentët u rikthehen protestave në Beograd, bllokojnë pikat kryesore të qarkullimit në kryeqytet

Serbi/ Studentët u rikthehen protestave në Beograd, bllokojnë pikat kryesore të qarkullimit në kryeqytet