Dortmund dhe Sevillia ‘shkatërrojnë’ kundërshtarët, fiton Atletico. City nuk kursehet në kupë (GOLAT)

Dortmund dhe Sevillia ‘shkatërrojnë’ kundërshtarët, fiton Atletico. City nuk kursehet në kupë (GOLAT)

Lojtarët e Borussia Dortmund

Dortmundi është treguar i papërmbajtshëm këtë javë në Bundesligë pasi për 3 pikët ka shkatërruar me rezultatin 5-1 Hanoverin.

Skuadra verdhezi e nisi festivalin e golave që në minutën e 24 me futbollistin Hakimi, i cili realizoi një gol mjaft të bukur. Dyfishimi i rezultatit erdhi në pjesën e dytë me Reus, ndërsa Gotze dhe Guerreiro i dërguan shifrat në 4-0.

Për miqtë Bakalorz realizoi golin e nderit, ndërsa shifrat përfundimtare I stampoi Vitsel në ekstremin e kohës së rregullt.

BORUSSIA DORTMUND 5 - 1 HANNOVER

Në “La Liga” ndërkohë Sevillia vijon të impresionojë pasi ka mposhtur me ‘manita’ Levante-n. 45 minutat e para në “Ramos Sanchez Pizjuan” u mbëllën me porta të paprekura, ndërsa në pjesën e dytë Ben Yeder ishte protagonist i prishjes së ekuilibrave. Më pas Andre Silva dyfishoi rezultatin, para se Vazques, Sarabia dhe Promes të vulsonin kapitullimin e Levante-s me shifrat 5-0.

SEVILLA 5 - 0 LEVANTE

Fitore ka regjistruar edhe Atletico Madrid që ka mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 Getafe-n. Ekipi i Simeones të dy golat e takimit i realizoi në pjesën e parë. Fillimisht ishte Griezman që zhbllokoi shifrat me një gol të bukur në hyrje të zonës, ndërsa më pas Saul Niguez dyfishoi dhe stampoi rezultatin përfundimtar. Në minutat e fundit të sfidës Getafe mori edhe dy kartona të kuq.

ATLETICO MADRID 2 - 0 GETAFE

Në Angli ndërkohë Manchester City nuk është kursyer ndaj Burnleyt. Në fazën e 1/16 skuadra e Guardiolës ka fituar 5-0 për të siguruar çerekfinalet e FA CUP. Golat në u realizuan nga Gabriel Jesus, Bernardo Silva, De Bruyne, Aguerro dhe një autogol.

MANCHESTER CITY 5 - 0 BURNLEY

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Do të shpërbleheni për këmbënguljen tuaj...çfarë thonë yjet për ju sot

Do të shpërbleheni për këmbënguljen tuaj...çfarë thonë yjet për ju sot