Dortmund kërkon Mario Balotellin
ish-trajneri i Ajaks pasues i Tuchel

Dortmund kërkon Mario Balotellin<br />ish-trajneri i Ajaks pasues i Tuchel
Borussia Dortmund ka gjetur pasardhësin e Thomas Tuchel i cili dha dorëheqjen një javë më parë. Trajneri i ri i verdhezinjve është emëruar e ish-trajneri i Ajaxit, Peter Bosz.
 
Bosz me ekipin nga Amsterdami arriti në finalen e Europa League ku u mund nga Manchester United me rezultatin 2:0.
 
Humbja e finales nuk ka qenë problem për drejtuesit e ekipit gjerman të cilët shohin te skemat e Peter Bosz të njëjtën filozofi loje me Dortmundin.
 
Prej dy vitesh, Dortmund është në kërkim të një trajneri të denjë për të përballur nivelet e larta futbollistike si në Bundesligë ashtu edhe në Champions League.
 
Dortmund kërkon Balotellin për sulmin
Me të zyrtarizuar trajnerin e ri Bosz, Borussia Dortmund duket se e ka gati lëvizjen e parë në merkato: Mario Balotelli.
 
E përditshmja gjermane “Bild” shkruan mbi praninë në qytetin gjerman të Mino Raiolës, agjentit të sulmuesit italian, i cili vjen pas një sezoni pozitiv me Nicën në Ligue 1.
 
Për këtë arsye, në Gjermani nuk kanë më dyshime. Supermario duket të jetë një hap larg veshjes së fanellës verdhezi, ku mundet të jetë pasuesi i një sulmuesi me peshë, si Aubameyang.
 
Largimi i gabonezit nga Dortmundi duket tejet i mundshëm, teksa sheh këmbënguljet e PSG-së apo Milanit, që e kanë vendosur lojtarin në listat e tyre respektive të dëshirave të kësaj vere.
 
Balotelli, në rast konfirmimi të kësaj lëvizjeje, do të kishte mundësinë të rikthehej në një nga klubet më të mëdha të Europës, e sigurisht do të luante edhe në Champions League.
 
“Po, Balotelli mund të kalojë te Borussia Dortmund për të luajtur sezonin e ri”, është shprehur agjenti i italianit.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet