Mërgim Berisha është emri që Dortmund kërkon për sulmin në këtë fund merkatoje. Sulmuesi la Fenerbahcen, aty ku luajti sezonin e kaluar në Turqi dhe tanimë është pjesë e Augsburg në Bundesligë.
Sipas Sky Germany, janë duke u zhvilluar bisedimet për nënshkrimin e sulmuesit 25-vjeçar të Augsburgut. Berisha mund të largohet për një tarifë prej 15 milionë eurosh. Augsburg e bleu shqiptarin nga Fenerbahce në një marrëveshje të përhershme për 4 milionë euro në fund të sezonit të kaluar.
Trajneri i Augsburgut, Enrico Maasen së fundmi ka konfirmuar se Berisha dëshiron të largohet nga klubi këtë verë. Dortmundi ka qenë gjithashtu i lidhur me një lëvizje për Yussuf Poulsen të RB Leipzig, por duket se e ka kthyer vëmendjen te Berisha pasi mësoi se RB hezitojnë ta lënë danezin të largohet.
Berisha shënoi nëntë gola dhe kontribuoi me katër asistime në 23 paraqitje në ligë sezonin e kaluar. 25-vjeçari debutoi edhe për kombëtaren gjermane në mars.