Dortmund mposht Bayern Munich
Superkupa i takon Jurgen Klopp

Dortmund mposht Bayern Munich<br />Superkupa i takon Jurgen Klopp
Skuadra e Borussia Dortmundit e drejtuar nga Jurgen Klopp ka shënuar fitore në ndeshjen e Superkupës së Gjermanisë kundër Bayern Munichut me rezultatin 2:0.
 
Të dy trajnerët në këtë ndeshje zbritën me përbërje të kombinuara, por në fund më të suksesshëm u treguan dortmundasit.
 
Bayerni e filloi më mirë këtë takim, me Shaqirin që startoi si titullar ndaj një Dortmundi me mungesa të rëndësishme si Reus dhe Hummels.
 
Shaqiri kishte rastin më të mirë pas tre minutave lojë, kur pas një goditje për pak sa nuk e mposhti portierin Langerak.
 
Në minutën e 23-të ishte Mkhitaryan ai që shënoi pas një aksioni shumë të mirë.
Në pjesën e dytë ishte Pierre Emerick Aubameyang ai që shënoi pas një angazhimi të Lukas Piszcek .
 
Me këtë fitore Dortmundi e fiton trofeun e parë këtë edicion, teksa Superkupa është dëshmi për Bayern-in se duhet të bëjë ndryshime esenciale në lojën ekipore nëse dëshiron të ketë një edicion të suksesshëm.




Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria dhe opozita të bëjnë pakt për kërkesat e BE, jo pazar për lista apo amnisti penale

Spahiu: Qeveria dhe opozita të bëjnë pakt për kërkesat e BE, jo pazar për lista apo amnisti penale