Dortmund përjashton Aubameyang
shkoi në Barcelonë pa lejen e ekipit

Dortmund përjashton Aubameyang<br />shkoi në Barcelonë pa lejen e ekipit<br>
Borussia Dortmund ka dënuar sulmuesin Pierre-Emerick Aubameyang, duke fshirë përkohësisht emrin e tij nga lista e skuadrës verdhezi. Gabonezi nesër nuk do të luajë kundër Stuttgart-it në Bundesligë, siç ka njoftuar vetë klubi gjerman në sajtin zyrtar dhe rrjetet sociale.

Arsyeja e vërtetë ende nuk dihet, të paktën jo zyrtarisht, por spekulohet se e gjitha kjo lidhet me vizitën e sulmuesit në Barcelonë në ditët e pushimit të ndeshjeve ndërkombëtare. Kjo nuk është toleruar nga drejtuesit e Dortmundit, sidomos kur të gjithë ndjekësit e 28-vjeçarit kanë parë çdo veprim të tij në Instagram dhe jo vetëm.

Kjo nuk është hera e parë që Aubameyang dënohet. Në nëntor 2016, ai u pezullua nga trajneri Thomas Tuchel prej udhëtimit të paautorizuar që pati bërë në Milano para ndeshjes me Sportingun e Lisbonës. Më vonë, në prill të këtij viti, ai mori një gjobë pas festimit të palejuar (me sponsor personal) në barazimin 1-1 me Schalke 04./eduasportin.com/

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Arrestimi i ultrasve për lidhjet mafioze, Inter dhe Milan mund të vendosen nën kontrollin e jashtëm! Takimet me futbollistët

Arrestimi i ultrasve për lidhjet mafioze, Inter dhe Milan mund të vendosen nën kontrollin e jashtëm! Takimet me futbollistët