Dortmundi rikthehet te fitorja
i mjafton një gol i Aubameyang

Dortmundi rikthehet te fitorja<br />i mjafton një gol i Aubameyang
Borussia Dortmund vijon të jetë e pathyeshme në shtëpinë, duke u rikthyer te fitorja pas humbjes ndaj Hertës një javë më parë në Berlin. 

Java e 25-të e Bundesligës gjermane u çel me ndeshjen Dortmund-Ingolstadt këtë të premte në mbrëmje në mitikun "Signal Iduna Park". 

Dortmundit i mjafton një gol i kryegolashënuesit të Bundesligës, Aubameyang Pierre-Emerick i cili zhbllokoi rezultatin që në minutën e 14 të takimit, pas një pasimi të marrë nga Schmelzer, për të siguruar tre pikëshin. 

Me këtë fitore, verdhezinjtë përforcojnë pozitat në vendin e tretë, duke iu afruar me tre pikë Leipzingut të vendit të dytë, të cilët të nesër do të luajnë ndaj Werder Bremen. 

Sfidë interesante është dhe ajo mes Hoffenheim dhe Bayern Leverkusen, me të parët që duan të sigurojnë një vend në Champions League dhe të dytët që këtë vit nuk duken më të interesuar se Europa League. 

Kryesuesit e kampionatit, Bayern Munchen luajnë të dielën në transfertë ndaj Mönchengladbach. Ndërsa Schalke 04 udhëton drejt Mainzit. 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron nga përmbytjet në Vlorë! Rrugë, banesa, biznese e makina...gjithçka e zhytur në ujë

Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron nga përmbytjet në Vlorë! Rrugë, banesa, biznese e makina...gjithçka e zhytur në ujë