Dortmund-Milan dhe Newcastle Paris SG, grupi 'i ferrit' në Champions vjen sonte me dy superpërballje! Në fushë edhe Barça me Man City-n

Milan luan sonte në orën 21 një sfidë përcaktuese për fatin e tij në grupin e ferrit, pasi e pret Dortmundi në Gjermani. Pas barazimit me Neëcastle ‘djalli’ duhet t’ia dalë në një fushë tejet euforike, në një kohë kur vetë verdhezinjtë kërkojnë pikët e para. Megjithatë fati para ndeshjes nuk është me Milanin, pasi përveç Bennacer në mesfushë mungojnë edhe Loftus-Cheek me Krunic.

Po për këtë grup, në Angli përballen sheikët e Neëcastle me Paris SG. Francezët pas fitores me Dortmund duan të konfirmohen si kokë grupi, ndërsa Neëcastle kërkon të tregojë se jo më kot është në Champions League këtë sezon.

Në grupin E Atletico Madrid pret Feynoordin me qëllim për ti rrëmbyer vendin e parë, ndërsa Lazio pas barazimit me spanjollët luan në transfertën e Skocisë kundër Celtic. Për italianët fitorja është objektiv nëse duan të kalojnë në turin tjetër.

Me interes pritet edhe sfida Leipzig-Manchester City. Gjermanët po kalojnë një moment pozitiv në Bundesligë dhe duan ta konfirmojnë edhe në Champions, ndërsa sfida tjetër e grupit zhvillohet në Serbi mes Crvena Zvezdës dhe Young Boys.

Në grupin H Barcelona impenjohet në Portugali kundër Porto-s, teksa në ndeshjet e para të dy skuadrat siguruan fitoren. Në ndeshjen tjetër në Belgjikë mes Antëerpit të Arbnor Mujës dhe Shakhtar Donest të dy skuadrat kërkojnë pikët e para.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Jorgo Goro mbetet në burg, Apeli i Posaçëm refuzon lirimin

Jorgo Goro mbetet në burg, Apeli i Posaçëm refuzon lirimin