TIRANË - Teksa pritej t'i nënshtrohej vettingut, gjyqtarja e Krimeve të Rënda, Liljana Baku ka dhënë dorëheqjen. ReportTv mëson se dorëheqjen e ka depozituar pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor këtë të hënë me përmbajtjen: Largohem për arsye personale pasi do t'i përkushtohem një aktiviteti privat.
Dorëheqja e Bakut njohur ndryshe dhe si gjyqtarja që caktoi masën e sigurisë "arrest në shtëpi" për ish-ministrin Siamir Tahiri i shtohet listët me mbi 100 prokurorë e gjyqtarë që kanë dhënë dorëheqjen.
Sipas kushtetutës çdo dorëheqje para daljes në seancë publike për vettingun, ndërpret automatikisht këtë proces duke bërë që subjekti të qëndrojë 15 vite jashtë sistemit.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)
Ishalla terheq kemben zvarre dhe per pazarxhien Irena Gjoka&co
Përgjigjuore
Përgjigju