Doshi reagon pas akuzave të LSI:
Çinari s'kishte nxitje prej meje

Doshi reagon pas akuzave të LSI:<br />Çinari s'kishte nxitje prej meje
TIRANE - Tom Doshi ka reaguar sot pas deklaratës së nënkryetarit të grupit të LSI Petrit Vasili duke thënë se Petrit Çinari nuk ka patur asnjë lloj nxitjeje apo inkurajimi nga ana e tij për deklaratën e bërë në prokurori.

“Per sa I perket akuzave te sotme per Petrit Cinarin, une po iu them se ky person nuk ka pasur asnje lloj nxitjeje dhe inkurajimi prej meje,” – shkruan Doshi në faqen e tij në Facebook.

Po ashtu deputeti Doshi ka reaguar edhe në lidhje me hetimet që po bëhen nga Prokuroria duke thënë se ai ka kërkuar që të sillen hetues ndërkombëtar për hetimin ndaj tij dhe nëse Ilir Meta do të jetë dakord me këtë atëherë rezultatet e hetimit nuk do të kontestohen por do të pranohen nga të dyja palët si nga Doshi ashtu edhe nga Meta.
 
Më poshtë statusi i plotë i Tom Doshit

Sot I kam derguar Prokurorit Te Pergjithshem shkresen per ti kerkuar atij pjesemarres te hetuesve Nderkombetar per hetimet per goditjen ndaj meje.Pyeteni dhe Ilir Meten nqs ai eshte dakord te kete hetues Nderkombetar ne kete ceshtje. Nqs dhe ai eshte I interesuar te dale e verteta atehere rezultatet e hetimeve do te jene te pakontestueshme dhe duhet te pranohen publikisht nga te dy ne sido qe te jete ky rezultat qe del nga keta hetues Nderkombetar. 
Toni sot ka pranuar njohjen me Durimin, sepse nuk mund ta mohonte dot. 
Le te zbardhen tabulatet e aktivitetit Nderkombetar te droges nga Toni dhe a ka pas ai komunikim me Monika Kryemadhin...
E verteta do dale ne drite.
Per sa I perket akuzave te sotme per Petrit Cinarin, une po iu them se ky person nuk ka pasur asnje lloj nxitjeje dhe inkurajimi prej meje . Ai ka vepruar me vullnetin e tij te lire dhe une jam informuar mbasi ai e kishte bere kallzimin ne prokurori .
Ne ditet qe vijne,pasi te verifikoj dokumentacionet do ju sqaroj me ne detaje.

TOM DOSHI

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ I vihet zjarri selisë së Partisë Socialiste nga protestuesit e PD! Policia i shpëndan me gaz lotsjellës! Pamjet me dron të Report Tv

VIDEO/ I vihet zjarri selisë së Partisë Socialiste nga protestuesit e PD! Policia i shpëndan me gaz lotsjellës! Pamjet me dron të Report Tv