TIRANË - Duke dalë nga ambientet e Gjykatës së Lartë deputeti Tom Doshi sqaroi për mediat takimin që pati një ditë më parë me kreun e grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçin. “Takim me një mik”, - tha deputeti i përjashtuar nga Partia Socialiste.
“Ruçin e kam mik. Është i veçantë prej të tjerëve. E quaj shtylla e PS. Edhe me Ruçin e të tjerë do të vijoj të qëndroj akoma. Pavarësisht se bën gabim kur votuan për të më arrestuar, sot e kanë pranuar që janë gabim. Në PS përfaqësoj elektoratin tim. Kam mbështetjet jo vetëm parti por edhe si individ në Shkodër. Shkodra nuk e votoi LSI-në.”- tha Doshi.
Interesi i gazetarëve ishte të mësonin nëse Doshi ka ndërmend të rikthehet në Partinë Socialiste pas përjashtimit nga grupi në muajin mars kohë kur shëprtheu edhe historia e atentatit të pretenduar ndaj tij. Për deputetin Doshi, rikthimi në PS nuk do të përbënte lajm!
/Shqiptarja.com

VIDEO