TIRANE - Deputeti i Partisë Socialiste Tom Doshi deklaron se nuk ka asnjë lidhje me lojrat e fatit dhe i propozon të mbyllë përfundimisht këtë lloj aktivitetesh.

Reagimi i deputetit Doshi vjen pas shkrimeve të publikuara në gazetën e Opozitës, Rilindja Demokratike e cila sipas Doshit ka kryeredaktor Sali Berishën. Sipas Doshit mbyllja e lojërave të fatit cenon Zen Berishen dhe Ridvan Boden dhe nëse gjendet lidhje me lojërat e fatit atëherë heq dorë nga politika
 
“ I bëj me dije të gjithë shpiptarëve që informacionet që qarkullojnë si legjenda urbane rrugëve të Shqipërisë për lidhjen time me lojrat e fatit ju informoj sot që un nuk kam dhe as nuk kam pas ndonjëherë lidhje me lojrat e fatit. Unë sot i propozoj Kryeministrit të Shqiperise t’i mbylli përfundimisht këto lloj aktivitetesh sepse janë pikërisht lojrat e fatit që shkatërrojnë dita ditës mijëra familje shqiptare. Gazeta RD me kryeredaktor Sali Berishën sot shkrujti për lidhjen teme me lojrat e fatit. Më lejoni t’ ju them që këto janë vetëm tratativa të paefektshme për të cënuar pozicionin tim në lidhje me këtë çështje. Në fakt puna e lojrave të fatit cënon Zen Berishën dhe Ridvanin. I bëj thirrje sot Sali Berishës që nëse ju bashkë me njerëzit tuaj gjeni qoftë edhe një lidhje me lojrat  fatit heq dorë nga politika"- thotë Doshi.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)