Deputeti socialist Tom Doshi, kërkoi në Komisionin e Ligjeve të bëhen përcaktime të qarta për afatin e qëndrimit në detyrë të krerëve të institucioneve të pavarura. Doshi kujtoj rastin e Avokatit të Popullit, Igli Totozani se si erdhi në krye të atij institucioni i varfër dhe tani që është pasuruar kujton se është i përjetshëm.

“E mbaj mend se si erdhi Avokati i Popullit me qese me bidona në dorë, ndërsa tani kujton se është i përjetshëm dhe e ka të vetin atë post”, u shpreh Doshi.