Dosja ‘184’ për manipulim të zgjedhjeve në Dibër, shtyhet sërish seanca, mungojnë avokatët e të pandehurve

Dosja ‘184’ për manipulim të zgjedhjeve në Dibër, shtyhet sërish seanca, mungojnë avokatët e të pandehurve

Në një nga seancat e mëparshme gjyqësore

DIBËR-Është shtyrë sërish seanca gjyqësore ndaj 4 të pandehurve të dosjes 184, lidhur me akuzat për shpërdorim detyre dhe kanosje të zgjedhësve, në zgjedhjet lokale për kryebashkiakun e Dibrës, të zhvilluara para 4 vitesh. Shtyrja e seancës u mor për shkak të mungesës së avokatëve të të pandehurve.

Seanca e sotme është zhvilluar për dy prej të pandehurve, ish-drejtori i Zyrës Arsimore Drini Gjeci, në akuzë për “shpërdorim detyre” dhe “shantazh të zgjedhësve”, dhe Nuri Meda, ish-Administrator i Tominit, që akuzohet për kanosje të zgjedhësve më shumë se njëherë dhe shpërdorim detyre. Për 2 të akuzuarit e tjerë, Hasan Hoti dhe Robert Aga zhvillohet seanca 4 ditë më vonë, më 26 korrik.

Prokuroria e Dibrës përfundoi hetimet për dosjen 184 dhe mori të pandehur 4 persona, pas 4 vitesh nga zgjedhjet lokale për kryebashkiakun e Dibrës. Për të hetuarit e tjerë mes tyre kryebashkiakun aktual të Dibrës, Dionis Imeraj, dhe shtetasit Imer Lala, Arben Keshi, Bekim Krashi, afrim Mikli, është kërkuar pushimi i çështjes. Këta shtetas sipas prokurorisë kanë kryer veprën penale të shitblerjes së votës por për shkak të tejkalimit të afatit 3 vjeçar vepra penale është parashkruar, ndaj nuk mund të merren në përgjegjësi penale.

Dosja 184 kaloi të paktën 5 herë nga Dibra në Tiranë tek Krimet e Rënda dhe e parafundit në SPAK. Por SPAK shpalli moskompetencë duke i kërkuar Dibrës ta mbyll ketë hetim. 4 personat që kanë dalë sot në Gjykatë janë marrë të pandehur për shpërdorim detyre dhe kanosje të zgjedhësve dhe rrezikojnë të dënohen nga 1 deri në 7 vite burg.

Kjo dosje solli debat politik e deri në protesta kundër mazhorancës duke bërë që opozita ta akuzojë për vjedhje të votave e manipulim rezultati duke i dhënë mandatin Muharrem Ramës.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tërbimi i Metës-triumfi i SPAK-ut!

Tërbimi i Metës-triumfi i SPAK-ut!