TIRANË- Deputetja e PD-së, Valentina Duka në një deklaratë për shtyp ka vijuar vazhdën e akuzave ndaj kreut të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakos.
Në deklaratën e saj, Duka shprehet se Vangjush Dako është fshehur nga opinion publik me shpresën se krimi i tij elektoral do të harrohej por sipas saj as heshtja dhe as pazaret e tij nuk mund të prishin provat e krimit të tij.
Më tej, deputetja e Korçës shprehet se përgjimet në dosjen 339 nxjerrin zbuluar bashkëpunimin e Vangjush Dakos me bandën e Avdylajve për të vjedhur votat në Qarkun e Durrësit.
Vangjush Dako është emblema e kësaj qeverie të dalë nga votat e blera të shqiptarëve të varfër, prandaj ai e ka vendin prapa hekurave si shembulli i parë i ndëshkimit të krimit elektoral. Pa ndëshkimin e modelit që blen vota dhe kërcënon zgjedhësit, duke instaluar një pushtet ilegjitim kundër interesit të qytetarëve, në Shqipëri nuk ka për të patur as stabilitet, as normalitet demokratik.
Valentina Duka, deputete e PS-së
Deklarata e plotë e Valentina Dukës:
Vangjush Dako është fshehur nga opinion publik me shpresën se duke mos u shfaqur para qytetarëve, duke heshtur dhe duke mos dhënë llogari, krimi i tij elektroal do të harrohet.
Vangjush Dako i ka bërë llogaritë gabim!
As fshehja, as heshtja, as pazaret e tij okulte që ai bën me Edi Ramën dhe prokurorinë, nuk mund të prishin provat e krimit të tij, blerjes së votave me bandat.
Përgjimet në dosjen 339 janë me qindra. Ato që kanë dalë deri tani janë vetëm fillimi.
Përgjimet në dosjen 339 nxjerrin zbuluar bashkëpunimin e Vangjush Dakos me bandën e Avdylajve për të vjedhur votat në Qarkun e Durrësit, në këmbim të favoreve në bashkinë e Durrësit dhe deri në kryeministri.
· Biseda e shkurtit 2017 me Altin Avdylajn, me nofkën Niçja, të cilit i premton favore, e provon këtë.
· Biseda e Dakos me Niçen për të falenderuar kreun e bandës, Astrit Avdylaj, dy ditë pas zgjedhjeve e provon këtë.
· Telefonatat e bandës drejtuar Dakos, kur rrethohet nga forcat e FNSH-së e provon këtë.
Në dosjen 339 provohet skema që Edi Rama ndoqi në Durrës, Dibër, Lezhë, Shkodër, Elbasan e në të gjithë Shqipërinë, për të bashkëpunuar me bandat lokale të krimit të organizuar, sipas pazarit “vota në këmbim të tenderave dhe mosndëshkimit prej policisë”.
Vangjush Dako është emblema e kësaj qeverie të dalë nga votat e blera të shqiptarëve të varfër, prandaj ai e ka vendin prapa hekurave si shembulli i parë i ndëshkimit të krimit elektoral.
Pa ndëshkimin e modelit që blen vota dhe kërcënon zgjedhësit, duke instaluar një pushtet ilegjitim kundër interesit të qytetarëve, në Shqipëri nuk ka për të patur as stabilitet, as normalitet demokratik.
Akuzat e PD ndaj Dakos lidhen me disa përgjime që kanë dalë në media, ku kryebashkiaku i Durrësit komunikon me njërin nga anëtarët e bandës së Avdylajve, Altin Avdylaj. Sipas PD, Dako bashkëpunoi me Avdylajt për të blerë votat në Durrës, ndërkohë që akuzat janë hedhur poshtë nga kryebashkiaku, i cili është shprehur se komunikimet me Avdylajt kanë qenë në kuadër të zgjedhjeve.
PIR... SE LIROHENI JENI BERE KUçKA KREJT.
PërgjigjuZyra e propagandes Shqupiane i bie kavallit cdo dute oer burgosjen e Dakis . Ka dhane ise marre oara oer zgjedhjet ? Nuk denohet Gjushi oa hyre ne burg dy krimineket e PD , Saliu dhe Lul Basha e kompani . Kjo eshte ushtare dhe nuk kupton se nuk te denon oartia , por drejtesua . Ju jeni mesu kur Saliu ushte hetues dhe gjykates dhe denonte ke te donte
Përgjigjuik moj grua me fytyre burri dhe pamje burri, shko merru me arsimin , ska cte duhet ty kjo pune. gjej nje qytetar ne durres qe ka votuar nen presion ose qe ka ka votuar se ja kane blere voten , por pse heshte ti kur policia kapi me presh ne dore doganierin e leshitdhise ne Koplik i forces politike qe ke per zemer duke blere vota ne Koplik te malsise se madhe diten e zgjedhjeve per lesheline dhe prap leshelija iku per lesh dhije sa te kete ne krye nafije baxhellen dhe shoret e sharebajgat e haremit veror te Jales,,,,,
PërgjigjuTe erdhi dhe ty rralla te hashe persheshin qe po gatoni vete
PërgjigjuO Vali te erdhi edhe ty rradha turp ju ka vene Basha si ne teater.
PërgjigjuVazhdoni o "kukllat" e PD-se, kush e ka rradhen.....shkoni ore ne Parlament dhe dorezojeni dosjen 339 ne Prokurori
Përgjigju