Dosja 339 për laboratorin e heroinës në Has, arrestohet miku i Avdylajve, i dënuar në mungesë nga GJKKO me 14 vite burg

Arrestohet në Lezhë miku i Avdylajve, i cili ishte i përfshirë në trafikun e laboratorit të heroinës në Has. Në pranga përfundoi Fatjon Maku, një nga pjesëtarët e trafikut të drogës, i cili ishte dënua në mungesë nga GJKKO me 14 vite burg në 2018.

Laboratorit të heroinës në Has, ishte pjesë e dosjes 339, ku përpunohej droga që vinte nga Kolumbia, Turqia dhe Peruja dhe më pas shpërndahej në shtetet europiane si Holanda, Gjermania, Franca etj. Nga përgjimet për këtë çështje doli edhe grupi i Avdylajve të Shijakut.

33-vjeçari Marku u arrestua ditën e sotme në Lezhë, ku ishte pasagjer në një mjet që u ndalua për kontroll nga policia. Teksa policia i këkori mjetiti të ndalonte, drejtuesi F.K., nuk iu bind urdhrit për të ndaluar, por pas disa minutash ndjekjeje, u bë e mundur kapja e tyre.

Fatjon Marku pritet të vuaj dënimin, ndërsa ndaj tij rëndojnë akuzat e  “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve",  Grupi i strukturuar kriminal”, "Armëmbajtja pa leje" dhe "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik". Ndërsa ndaj drejtuesit të mjetit F.K., ka nisur hetim në gjendje të lirë për “Moskallëzim krimi”.

Gjatë kontrollit të mjetit u sekuestruan një thikë dhe 1 radio marrëse-dhënëse si ato të policisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut