Dosja 'Imami', merren në pyetje
anëtarët e komisionit të ofertave

Dosja 'Imami', merren në pyetje<br />anëtarët e komisionit të ofertave
TIRANË - Prokuroria e Tiranës ka nisur marrjen në pyetje 8-të personave që janë të përfshirë në dosjen “Imami”, të cilët akuzohen për shkelje të barazisë në tendera pasi i kanë dhënë kompanisë  "Pro Image", fondin prej 1.2 milionë dollarësh për reklamat me rastin anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.
 
Gjatë ditës së sotme dosja ka kaluar nga Prokuroria e Përgjithshme tek ajo e Tiranës dhe sipas të dhënave do të merren në pyetje anëtarët e komisionit të vlerësimit ofertave  në Ministrinë e Mbrojtjes.
 
Burime nga grupi hetimor thanë për A1 Report se, pas vlerësimit të dëshmive nga këta 8-të persona do të vendoset nëse do të merret në pyetje dhe vetë ish-ministri, aktualisht deputet i PD-së, Arben Imami.
 
Dëshmitë e tyre do të ndihmojnë prokurorinë në hetimet që ajo po kryhen ndaj ish-ministrit të mbrojtjes Arben Imami, i cili akuzohet ka shpallur fituese kompaninë “Pro Image”, në pronësi të Eduart Frangajt për publikimin e spoteve publicitare, në mënyrë abuzive.
 
Imami bashkë me tetë anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave për reklamat televizive të Ministrisë së Mbrojtjes, akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje e barazisë në tendera”. Kallëzimi është bërë nga ministrja aktuale e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.
 
Burime nga akuza kanë bërë të ditur se, këta persona janë pyetur dhe do të merren sërish në pyetje mbi kriteret që janë përdorur në pranimin e ofertave dhe baza ligjore ku janë mbështetur për të shpallur fituese një kompani të caktuar mediatike.
 
A1 Report dhe Shqiptarja.com më herët ka zbardhur detajet e kallëzimit penal, që kanë të bëjnë me një tender të datës 21 maj 2013 kur Qendra e Kulturës së Forcave të Armatosura, ka xhiruar nga buxheti rreth 1.2 milionë dollarë për llogari të një kompanie, "Pro Image", që si për koçidencë ishte krijuar vetëm disa muaj para këtij vendimi.
 
Bëhet fjalë për shumën 1.2 milion euro që është shpenzuar në këtë drejtim, duke përdorur argumentit e futjes së ushtrisë shqiptare në aleancën e madhe të NATO-s. Të gjitha spotet janë kryer duke pasqyruar arritjen e ushtrisë shqiptare, përfshirë këtu dhe futjen e saj në NATO.
 
Duke përdorur emrin e kësaj organizate politiko-ushtarake, zyrtarë të ministrisë së Mbrojtjes kanë abuzuar me fondet e spoteve televizive, ku në shumicën e rasteve, këto spote u janë dhënë për transmetim televizoneve qeveritare, kryesisht Tv Klan.
 
Pas kallëzimit penal, deputeti i PD-së, Imami, reagoi menjëherë duke deklaruar se akuzat në ngarkim të tij janë një hakmarrje e kryeministrit Edi Rama ndaj tij, ndërsa Ministria Kodheli, sipas tij, është instrumenti me të cilin kreu i ekzekutivit po jetëson hakmarrjen.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit