Ish-deputeti demokrat Fatbardh Kadilli thotë se kryeministri Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi politike për çështjen e Arben Ahmetajt. I ftuar në Report Tv, Kadilli thotë se ai që merr përgjegjësi politike duhet të japë dorëheqjen dhe duke theksuar se përgjegjësia mbetet e kryeministrit Rama. Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Kadilli tha se kreu i qeverisë nuk mund të thotë që përgjegjësia është personale.
“Kryeministri mban përgjegjësi politike, është ai që i ka zgjedhur bashkëpunëtorët, është ai në kryer të qeverisë dhe e ka vënë zv.kryeministër, e shumë të tjerë që janë të dënuar. Nuk mund të thotë që përgjegjësia është personale. Po flasim për një ndër akuzat që është përmendur më sistematikisht. Ahmetaj nuk bëri aksident, bëri korrupsion. Të paktën të thotë nuk ju besova, ju kërkoj ndjesë ju opozitarëve, popullit. Përgjegjësitë ligjore janë personale, po përgjegjësitë politike janë po ashtu personale dhe janë të kryetarit të mazhorancës. Ai që merr përgjegjësitë jep dorëheqjen”, tha Kadilli.
Ndërkohë, për pedagogun Shpendi Gashi përgjegjësi mbetet personale dhe sipas tij edhe sikur të dalin në zgjedhje të parakohshme sërish do Rama do i mundë.
“Sikur të dalin në zgjedhje të parakohshme, Rama i thyen prapë të gjithë, ndoshta jo me 78 por me 69 mandate po. Rama do ikte po të ishte alternativa. Edhe politika është shkencë në thelb. Që zv.kryeministri ka përgjegjësi personale është pak po re sigurt. Ai ishte një skandal që duhej të ishte marrë dy apo tre vite kur ndodhi inceneratori. Këtu është një lojë politike, ai është një politikan që ka përgjegjësi politike”, tha Gashi.
Po ashtu edhe Kadilli thotë se me këtë sistem elektoral as zgjedhjet e parakohshme nuk do ishin zgjidhje.
"Me këtë sistem politik, elektoral është e pamundur. 2008 e ka vrarë shansin që partitë politike të mund të jenë konkurruese", u shpreh Kadilli.
Pse behesh mbrojtes i hajduteve? Ti thua te ike Rama qe nuk i mbron hajdutet, por e lejon drejtesine t'i coje atje ku e kane vendin, dhe te vije Saliu qe i mbron hajdutet e vet nga drejtesia? Propozimi yt eshte presion ndaj Rames qe ne te ardhmen t'i mbroje hajdutet se po "i leshoi", duhet te jape doreheqjen! Turp Fatbardh! Kisha repekt por me zhgenjen me kete qendrim. Ty te takon t'i denoncosh hajdutet e ish partise tende qe te fitosh simpatine e popullit te ndershem.
Përgjigju