Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) Evis Berberi do të vijojë të qëndrojë në qeli. Gjykata e Posaçme Antikorrupsion (GJKKO) me vendim të gjyqtares Marinela Osmani, ka rrëzuar kërkesën e tij për zëvendësim të masës së sigurisë ‘arrest me burg’ me atë të garancisë pasurore.
Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, i arrestuar në 2024-ën, sipas SPAK dyshohet se është përshirë në raste korruptive në 8 tendera me vlerë rreth 15 milionë euro. SPAK ka kërkuar dënimin me 10 vite burg që ulet në 6 vite e 8 muaj, për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Berberi ishte pronar faktik i kompanisë “DAAM” shpk, së cilës i kishte dhënë tendera gjatë kohës që mbante pozicionet e Drejtorit të Përgjithshëm për Eficencën e Energjisë dhe ARRSH-së.
SPAK e akuzon Berberin se ndonëse kishte kaluar fiktivisht pronësinë e shoqërisë “DAAM” sh.p.k te persona të tjerë, vijonte të ishte pronari de facto i saj, duke e përdorur për të përfituar personalisht nga tenderat publikë. Sipas Prokurorisë së Posaçme, shoqëria “Net Group” në pronësi të Valter Begajt, është përdorur për të devijuar para, drejt një tjetër kompanie, “Daam”, në letër në pronësi të Begajt, por që sipas hetuesve ishte në zotërim indirekt të Berberit.
Arrestimi i Berberit dhe sekuestrimi i celularit të tij prodhoi për SPAK edhe hetime të tjera, mes tyre edhe atë të ndaj ish-zv. kryeministres Belinda Balluku ku dhe vetë ai është marrrë si i pandehur së bashku me Ballikun, të akuzuar për shkelje të barazisë në tendera si dhe kryetarit të Bashkisë së Shkodrës Benet Beci, edhe ky në gjykim për të njëjtën akuzë.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente










