Agron Tare, vëllai i ish-futbollistit të Kombëtares Igli Tare dha shpjegime në SPAK në kuadër të hetimeve që po kryhen ndaj ish-zv.kryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Ai ka qëndruar brenda në SPAK për rreth 30 minuta dhe është pyetur si person që ka dijeni për çështjen.

Agron Tare ka qenë drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Portual Durrës dhe zëvendësministër i Punëve të Jashtme.

Balluku akuzohet për shkelje të barazisë në tenderin e Tunelit të Llogarasë, është person nën hetim edhe për 7 lotet e Unazës së Madhe, si edhe e dyshuar për 3 tenderë të tjerë.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë