TIRANË - Gjykata e Posaçme i ka kthyer duke i dhënë edhe 3 muaj afat SPAK për të plotësuar hetimet për dosjen “Buka”, ku ish zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj akuzohet për veprën penale “shpërdorim detyre”, me dëm ekonomik rreth 7 miliardë lekë.
Këtë të martë ishte seanca paraprake, ku pritej kalimi i dosjes për gjykim nga GJKKO. Prokurori i çështjen Elvin Gokaj ka afat deri ne datë 10 mars 2025 për të plotësuar hetimet e munguara.
Arben Ahmetaj akuzohet nga SPAK se ka shpërdorur detyrën duke favorizuar për të privatizuar shoqërinë “Buka sha” nga biznesmeni Lirim Fezollari.
Nga korriku i vitit 2023, Ahmetaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.
Prokuroria e Posaçme mori zyrtarisht të pandehur ish numrin dy të qeverisë nën akuzën “shpërdorim detyre”, ndërsa hetimet u mbyllën në muajin dhjetor të vitit të kaluar.
Për këtë çështje SPAK hetoi edhe 7 persona të tjerë përfaqësues të Ministrisë së Financave si dhe biznesmenin Lirim Fezollari.
Ky i fundit përfitoi nga privatizimi sipas SPAK, në kohën kur Ahmetaj ishte në hetim. Ahmetaj dhe Fezollari kishin marrëdhënie përtej komunikimit institucional, cka bëri që ai të përfitonte aksionet e shoqërisë Buka sh.a.
Që nga muaji korrik i vitit 2023, Ahmetaj ndodhet në kërkim ndërkombëtar për çështjen e inceneratorëve, për disa vepra penale për “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
48.7%
-
Jo
38%
-
Nuk e di
13.3%
Vota total: 1909
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Basha: Rama dhe shpura e tij, e ka kthyer korrupsionin dhe lidhjen me krimin në kriter për qeverisjen e vendit
13 Janar, 15:27
-
Berisha e Bardhi i ‘turren’ sërish Olsi Ramës! Pretendimi i ish-kryeministrit: Letër anonime në BKH, Olsi në foto me drejtuesin e bandës së Xibrakës
13 Janar, 13:47
-
Trafik kokaine në Itali, GJKKO i komunikon 'arrestin në burg', Kreshnik Farruku: Nuk jam unë ai që pretendoni
13 Janar, 13:12
-
Nis gjyqi për shpifje në GJKKO, avokati i Bardhit tërhiqet nga akuzat për ish-kryepolicin e Shkodrës: Nuk tha se Sulaj ka lidhje me krimin, por policia
13 Janar, 11:52
-
Asnjë provë për përfshirjen e Olsit në dosjen 'Xibraka'! Rama paralajmeron padi edhe për Bardhin për kallëzim të rremë: Një “Babale 2”
12 Janar, 12:05
-
Rama mesazh publik: Berisha, katrani i madh prej çerek shekulli fabrikon akuza kundër meje e familjarëve! Im vëlla u përdor si mish për top për të më goditur (FJALIMI I PLOTE)
12 Janar, 11:04
-
RENEA arreston Kreshnik Farrukun me urdhër të SPAK! Prangosja me kërkesë të prokurorisë së Firences! Gjykata e Durrësit e kishte lënë në arrest shtëpie
12 Janar, 09:22
-
U arrestua në Britani për ekstradim, Edison Muceku akuzohet si 'ushtari' i Tor Xhecukës! Lidhjet me Ervis Martinajn dhe krimi i 2020 në Bulqisë
12 Janar, 09:00
-
Berisha: koalicion me Metën për zgjedhjet e 11 majit! SPAK rrëzoi akuzat për Olsi Ramën, kryetari i PD sulmon Dumanin: U bë anëtar i bandës së ‘Xibrakës’!
11 Janar, 14:54
-
Tjetër kallëzim në SPAK për Berishën, avokati Beqiri çon dosjen: Ka falsifikuar datën e lindjes, krim që dënohet deri në 4 vite burg
11 Janar, 14:11
-
Shitblerje e paligjshme energjie? Avokati i Bardhit sfidon Ballukun: Bëhu gati të shkosh në SPAK, ku shkuan 180 mln euro
10 Janar, 20:12
-
SPAK përfundon hetimet për laboratorin e kokainës në Xibrakë: Asnjë provë për përfshirjen e Olsi Ramës! Bardhi i sulmon: Jeni qesharakë
10 Janar, 17:40