Tiranë- Shtyhet seanca për ish-zv/kryeministrin në arrati Arben Ahmetaj.
Bëhet fjalë për dosjen ‘Buka’, për të cilën SPAK e ka marrë të pandehur ish-zyrtarin e lartë socialist, i cili po strehohet në Zvicër, ku ka kërkuar edhe azil politik.
Gazetarja e Report TV, Keti Banushi informon se shkak i shtyrjes së seancës u bë mungesa e gjyqtarit Eron Çela, pasi mësohet se është me leje të zakonshme.
Arben Ahmetaj fillimisht në cilësinë e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes e më pas të ministrit të Ekonomisë dhe Financave, akuzohet se shkeli legjislacionin në fuqi, një vendim të Gjykatës Kushtetuese, një vendim të Gjykatës së shkallës së Parë dhe një tjetër të Gjykatës së Apelit Tiranë, 2 vendime në shkallë të parë dhe në apel të Gjykatës Administrative në procesin e privatizimit të fabrikës ‘Buka’, dosje për të cilën SPAK kërkon dërgimin në gjyq të ish ministrit të Ekonomisë dhe Financave nën akuzën e shpërdorimit të detyrës
Komente

