Dosja CEZ-DIA,Gjykata:Ismailaj 
t'i kthejë OSHEE-së 9.5 mln euro

Dosja CEZ-DIA,Gjykata:Ismailaj <br />t'i kthejë OSHEE-së 9.5 mln euro
Kastriot Ismailaj i pandehur për mashtrim me borxhet e ish-kompanisë CEZ shpërndarja duhet t'i paguajë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike OSHE afro 9.5 milion euro dëmpshërblim për dëmimin ekonomik të shkatkuar me mashtrimet e kryera me borxhet e CEZ në kohën që Ismailaj ishte administrator i DIA-s si dhe faturën e gjyqt të arbitrzhit të DIA-s me OSHE, gjyqkim i zhvilluar në Vjenë.

Gjykata e Tiranës ka vendosur këtë të enjte të pranojë padinë e OSHE ndaj Ismailajt e më konkretisht ka vendosur: “Pranimin e padisë; Detyrimin e të paditurit Kastriot Ismailaj të dëmshpërblejë paditësin OSHEE sha në vlerën 649,803,420 Lekë për dëmin e shkaktuar si pasojë e mashtrimit të kryer gjatë lidhjes dhe zbatimit të kontratave për mbledhjen e debive si dhe kamatëvonesat në vlerën 148,405,735 Lekë. Detyrimin e të paditurit të dëmshpërblejë OSHEE në vlerën 484,317,822 Lekë për dëmin e shkaktuar nga procesi i arbitrazhit i zhvilluar pranë Vienna International Arbitral Centre (VIAC) si dhe kamatëvonësat në vlerën 15,132,719 Lekë”.

Kjo padi u depozitua në Gjykatën Civile më 18 mars 2016 ndërsa pas 23 seancash gjyqtarët Flamur Kapllani, Rezarta Balliu dhe Julian Haxhiu vendosën të pranojnë padinë e OSHE duke detyruar Ismailajn të dëmshpërblejë kompaninë shtetërore me 9.5 milion euro.

Pas këtij vendimi ka reaguar dhe juristi i OSHEE, Romeo Kara, i cili në rrejtin social Facebook shkruan: “Ka qene nje synim i qarte dhe premtim publik i bere nga ana ime qe ne janar 2016, realizimi i demshperblimit te OSHEE-se, nga ana e Kastriot Ismailaj. Ky eshte hapi i pare i suksesshem ne drejtim te kompesimit te demeve, qe ka pesuar vendi, nga veprimet abuzive te lukunise se armiqve hajdute”.

Ndërkohë këtë të enjte në Gjykatën Penale të Tiranës seanca ndaj të pandehurit Kastritot Ismailaj i akuzuar për mashtrim dhe vjedhje me pasoja të rënda u shty pasi nuk u paraqit për të dëshmuar Ministri Energjetikës, Damian Gjiknuri.

Vendimi Perfundimtar

Faturat që duhet të shlyejë Ismailaj


Vendim: Gjykata ne zbatim te nenit 305 K.Pr.C deklaron te mbyllur shqyrtimin gjyqesore te ceshtjes dhe terhiqet per vendim dhe si u kthye VENDOSI Pranimin e padisë; Detyrimin e të paditurit Kastriot Ismailaj të dëmshpërblejë paditësin OSHEE sha në vlerën 649,803,420 Lekë për dëmin e shkaktuar si pasojë e mashtrimit të kryer gjatë lidhjes dhe zbatimit të kontratave për mbledhjen e debive si dhe kamatëvonesat në vlerën 148,405,735 Lekë.

Detyrimin e të paditurit të dëmshpërblejë OSHEE në vlerën 484,317,822 Lekë për dëmin e shkaktuar nga procesi i arbitrazhit i zhvilluar pranë Vienna International Arbitral Centre (VIAC) si dhe kamatëvonësat në vlerën 15,132,719 Lekë.

Ligjërimin e masës të sigurimit të padisë të vendosur me Vendimin Nr.7275 Akti, datë 21.06.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Shpenzimet gjyqesore i ngarkohen palës së paditur Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 ditëve në Gjykatën e Apelit Tiranë, duke filluar nga e nesërmja e shpalljes se ketij vendimi. Per palen ne mungese ky afat fillon nga dita e marrjes dijeni per kete vendim gjyqesor.

U shpall në Tiranë me 20 Korrik 2017, ora 09.59. Gjyqtar Gjyqtare Gjyqtar Flamur KAPLLANI Rezarta BALLIU ( VIGANI ) Julian HAXHIU Sekretare Klaudia ABAZAJ Per kete vendim gjykata do te leshoje urdherin e ekzekutimit bazuar ne Nenet 306, 310/1 e vijues dhe nenet 510/a, 511/a, 511/1 te Kodit Procedures Civile. Gjyqtar Julian HAXHIU

Padia Civile ndaj Kastriot Ismailajt
Biznesmeni Kastriot Ismailaj është paditur civilisht nga OSHEE-ja. Përmes kësaj padie OSHEE-ja kërkon të dëmshpërblehet në gati 8 milionë euro nga i padituri Ismailaj. Në pikën e parë të objektit të kësaj padie OSHEE-ja kërkon detyrimin e të paditurit Kastriot Ismailaj të dëmshpërblejë paditësin OSHEE sh.a për dënim e shkaktuar si pasojë e mashtrimit të kryer gjatë lidhjes dhe zbatimit të kontratave për mbledhjen e debive, si dhe fitimin e munguar.

Më tej OSHEE-ja i kërkon Gjykatës të detyrojë biznesmenin Ismailaj t’i dëmshpërblejë për dënim e shkaktuar nga procesi i arbitrazhit, i zhvilluar pranë “Vienna International Arbitral Centre” (VIAC), si dhe fitimin e munguar. Në të njëjtën padi civile OSHEE-ja pretendon marrjen e një mase sigurimi padie, duke vendosur sekuestro mbi pasuritë e Ismailajt.

Objekti i padisë së OSHEE-së përmbyllej me kërkesën për detyrimin e të paditurit të paguajë kamatëvonesat që nga dita e lindjes së detyrimit deri në ditën e ekzekutimit të vendimit dhe detyrimin e të paditurit të paguajë shpenzimet gjyqësore.

Romeo Karaj: Hapi i parë drejt kompensimit të dëmeve në OSHEE
Në lidhje me vendimin e Gjykatës së Tiranës, ka reaguar edhe Romeo Karaj, dëshmitari i mbrojtur i skandalit CEZ- DIA, i cili me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, ka përshëndetur vendimin e gjykatës.

“Më në fund, falë përpjekjeve dhe një pune 18 mujore, thellësisht profesionale, me përkushtim dhe pa kompromis, ku spikat kontributi  i Rezart Rucit dhe Genta Gicës, arrihet objektivi i radhës, pas atij në arbitrazhin e Vienës”, shkruan Kara.

Statusi i Romeo Kara
Sot Gjykata e Tiranes me vendim, pranoi kerkesen e OSHEE-se per demshperblim dhe detyron Kastriot Ismailaj te paguaje ne favor te OSHEE-se, shumen 9.5 milione Euro.

Vlera perbehet nga demi i shkaktuar si pasoje e mashtrimit me kontratat e mbledhjes se debise se kompanise DIA, si dhe demin qe i eshte shkaktuar OSHEE-se nga procesi i arbitrazhit ne Vjene per shpenzimet ligjore.

Me ne fund, fale perpjekjeve dhe nje pune 18 mujore, thellesisht profesionale, me perkushtim e pa kompromis, ku spikat kontributi i Rezart Rucit dhe Genta Gices, arrihet objektivi i radhes, pas atij ne arbitrazhin e Vienes.

Ka qene nje synim i qarte dhe premtim publik i bere nga ana ime qe ne janar 2016, realizimi i demshperblimit te OSHEE-se, nga ana e Kastriot Ismailaj.
Ky eshte hapi i pare i suksesshem ne drejtim te kompesimit te demeve, qe ka pesuar vendi, nga veprimet abuzive te lukunise se armiqve hajdute.

Qofte ky hap i pare, i mbare dhe fatsjelles edhe per rastin e privatizimit te OSSH-se, dhe gjithe rasteve te tjera, ku demshperblimi pritet te jete ne disa qindra milione Euro.

Çështja CEZ, shtyhet gjyqi ndaj Kastriot Ismailajt te Krimet e Rënda
Gjyqi ndaj ish-administratorit të DIA, Kastriot Ismailajt, i cili pritej të zhvillohej ditën e sotme është shtyrë për tu zhvilluar më 27 korrik në orën 13:45.

Shkak për shtyrjen e seancës së gjyqit është bërë mungesa e Damian Gjiknurit. Kastriot Ismailaj është akuzuar për pastrim parash dhe mashtrim.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5