Dosja CEZ-DIA,Ismailaj:Të rrëzohet
akt-ekspertimi për kompaninë 

Dosja CEZ-DIA,Ismailaj:Të rrëzohet<br />akt-ekspertimi për kompaninë 
Kastriot Ismailaj i pandehur për mashtrim me borxhet e ish-kompanisë CEZ kërkon të mos pranohet  ekspertiza për kompaninë  ‘Adriatik Development’’ për të cilën prokuroria pretendohet se ka pastruar lekët e DIA-s.

Kastrioti pretendon se tabelat ku pasqyrohen transfertat nga Gjibraltari  për shoqërinë Adriatik Development  janë të korrigjuara. Ai kërkon që të pranohet nga Prokuroria se është gabim material dhe se eksperti nuk e di se kur është korrigjuar.

Avokati Alban Qafa i kërkon gjykatës të shënoj në procesverbal se Prokuroria i sugjeron përgjigjet dëshmitarit.

Kastriot Ismailaj i pandehur për mashtrim me borxhet e ish-kompanisë CEZ shpërndarja duhet t'i paguajë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike OSHE afro 9.5 milion euro dëmpshërblim për dëmimin ekonomik të shkatkuar me mashtrimet e kryera me borxhet e CEZ në kohën që Ismailaj ishte administrator i DIA-s si dhe faturën e gjyqit të arbitrzhit të DIA-s me OSHE, gjyqkim i zhvilluar në Vjenë.

Ishte ky vendimi i Gjykatës së Tiranës vendim i marrë në 27 korrik të këtij viti.

Pak kohë më parë Prokuroria e Tiranës zbardhi skemën se si dy ish-zyrtarët e CEZ Shpërndarje mes tyre dhe Josef Hejsek në bashkëpunim me Kastriot Ismailajn kanë vjedhur 6.5 miliardë lekë.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!