Dosja CEZ, Shkëlzen Berisha:
Ja çfarë dëshmova në prokurori

TIRANE- Shkëlzen Berisha ka folur pas dëshmisë në prokurorinë e Tiranës duke treguar se çfarë tha para prokurorit Ardian Braho në datë 1 shkurt në mbrëmje. Në një intervistë për Tv Klan ai thotë se rihapja e hetimeve për privatizimin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes nga kompania CEZ është vetëm një shashkë politike e Edi Ramës për të mbuluar vjedhjen e tij në qeverisje.

Kam shkuar në prokurori dhe dëshmuar të njëjtat gjëra që kam thënë sa herë që kam dalë nga komisioni hetimor  parlamentar. Të ardhurat e mia dhe aktiviteti nuk ka asnjë lidhje me privatizimin e OSHEE. Kjo është një shashkë politike e Ramës. Edi Rama ka frikë, sepse e di që nuk mund të mbyllë vjedhjen e 650 mln eurove. Ai dhe bashkëshortja e tij do të japin llogari një ditë. Ai ka frikë, pasi e pret fati i Tahirit” deklaroi ai ndër të tjera. Report TV siguroi pamjet ekskluzive të makinës së Astrit Patozit, të cilën e përdori Shkëlzen Berisha për t’u larguar nga prokuroria.  

Pas djalit të ish-kryeministrit, Prokuroria e Tiranës ka thërritur sot edhe ish-ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës Genc Rulin për të dëshmuar për dosjen “CEZ”. Vetë ish-ministri e ka konfirmuar lajmin dhe ka thënë se do të paraqitet në Prokurori dhe se po pret konfirmimin e orarit. TV KLAN

d.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen