Hetimet/Dosja e 3.4 mln € në 'Toyota Auris' kalon tek Krimet e Rënda

Hetimet/Dosja e 3.4 mln € në 'Toyota Auris' kalon tek Krimet e Rënda

Toyotat në Portin e Durrësit

Dosja e 3. 4 milionë eurove që u kapën në portin e Durrësit është transferuar tashmë tek Krimet e Rënda.

Dosja i është besuar ish-drejtuesit të prokurorisë, Blerim Tominaj. 4 të arrestuarit si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, do dalin brenda javës para Gjykatës së Krimeve të Rënda për t’u njohur me akuzat. 

Deri tani policia ka arrestuar katër persona, mes tyre edhe biznesmenin Alban Mollaymeri, i cili ka porositur automjetit nga Belgjika. Në pranga janë vënë edhe pronari i kompanisë që transportoi automjetit, Edi Lika, djali i tij, Klevi Lika si dhe shoferi i "Bizark"-ut, Agim Çeka. Katër të arrestuarit janë lënë në arrest me burg nga Gjykata e Durrësit. Ndërsa në kërkim janë shpallur dy kushërinjtë Alfred dhe Elvis Vladi. 

Ndërkohë, prokuroria ka nisur hetimet edhe për kryetarin e PD, Lulzim Basha, për dekonspirim të operacionit, pas deklaratës së tij nga foltorja e Kuvendit kur akuzoi Taulant Ballën se kishte në automjetin e tij  "Toyota Yaris" ishin konstatuar 1.5 mln euro. 

Automjetit janë nisur nga Belgjika dhe pas një ndalese dy ditore ne Gjermani ku janë pasijur me dokumente zhdoganimi, kanë mbërritur në Portin e Durrësit. Dyshohet se 3.4 mln eurot e sekuestruara janë para nga veprimtari të paligjshme jashtë vendit. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë