Më 18 shtator prokuroria e përgjithshme do t'i drejtohet Gjykatës së Lartë në lidhje me hetimet që ka kryer për dosjen e korrupsionit me 50 mijë euro në të cilën është përfshirë dhe gjyqtarja e kësaj gjykate Majlinda Andrea sqaruan burime për shqiptarja.com.
Me hyrjen në fuqi të ndryshimeve kushtetuese të cilat kompetencën për këto hetime ja kanë hequr prokurorisë dhe ja kanë kaluar strukturës antikorrupsion SPAK pritet që prokurori i çështjes të kërkojë dhe interpretim juridik për ecurinë e këtij hetimi.
Burime nga akuza sqaruan për shqiptarja.com se aktualisht kanë kryer veprime hetimore mbi këtë dosje dhe pas datës 11 gusht kur ka hyrë në fuqi kushtetuta e re, por këto hetime u shprehën burimet mund të shpallen të pavlefshme nëse ankimohen nga të pandehurit Petraq Dashi, Eleni Lino, Ilia Cabiri dhe Odhise Andrea.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com