Dosja e mashtrimit me borxhet e
CEZ, dëshmon Damian Gjiknuri

Dosja e mashtrimit me borxhet e<br />CEZ, dëshmon Damian Gjiknuri
Për afro 1 orë e 10 minuta Ministri Energjitikës Damian Gjiknuri, ka dëshmuar këtë të enjte në dhomën penale të Tiranës në procesin ndaj Kastriot ismailajt ish-administratorit të kompanisë DIA nën akuzë për mashtrim.

Gjiknuri i është përgjigjur disa prej pyetjeve të bëra nga Ismailaj, teksa deklaroi para togave të zeza se ishte Rebeca Gaskin ajo që i kërkoi shtetit shqiptarë dhe atij të mbyllnin mosmarveshjet me mirëkuptim për ti dhënë fund konfliktit në arbitrazh.

“Rebeka Gaskin e kam takuar dy herë dhe në vitin 2014 ajo kërkoi që të gjenim zgjidhje me mirëkuptim pasi kishte mësuar nga media për mashtrimet e Ismailajt.
Në rolin e administratores dhe drejtores së DIA-s, Rebeca ofroi marrëveshjen, ne e nënshkruam dhe gjithçka mes u mbyll me mirëkuptim”
, u shpreh Gjiknuri.

Ndërkohë pas kafazit të hekurt, Kastriot Ismailaj e akuzoi Gjiknurin se ka shkelur ligjin duke paguar për të dhënë deklarime të rreme Romeo Kara dhe me të ka udhëtuar dhe drejt Vienës për të bërë dakordësin kundra Ismailajt.

gjiknuri
  Damian Gjiknuri gjatë dëshmisë në gjyq ndaj Ismailajt

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie