Dosja e plotë, si drejtori shkollës falsifikoi rezultatin për zv/drejtorin

Dosja e plotë, si drejtori shkollës falsifikoi rezultatin për zv/drejtorin

Drejtoresha e Arsimit të Bashkisë , Ermioni Çekani

Emërimet në sistemin arsimor duke praktikuar metodat korruptive dhe konjuktura të drejtorëve të shkollave apo Drejtorive Arsimore, pak ditë më parë çuan në pezullim nga detyra të drejtorit të shkollës “Gramoz Palushi” në Paskuqan. Abaz Hoxha, është pezulluar nga detyra me vendim gjykate, ndërkohë që prokuroria e kryeqytetit gjatë hetimeve të kryera kishte konstatuar se nëpërmjet ushtrimit të detyrës së tij, Hoxha kishte kryer veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe Falsifikimit të dokumentave zyrtare”, duke ndryshuar rezultatin e konkursit për përzgjedhjen e nën/drejtorit të shkollës “Gramoz Palushi” në Paskuqan. Në garën për postin e nëndrejtorit të shkollës, kanë hyrë tre mësues B.D, i cili ishte dhe nëndrejtor i komanduar, E.M dhe A.B. Por ndryshe se si duhet të dilte rezultati, garën e ka fituar nëpërmjet manipulimit nëndrejtori i komanduar nga Abaz Hoxha, mësuesi i fizikës B.D. Për këtë çështje janë kryer inspektime nga ministria e Arsimit dhe Sporteve, të cilët kanë konstatuar shkeljet e kryera nga drejtori i shkollës Abaz Hoxha, duke njohur me raportin përfundimtar dhe Drejtoreshën Arsimore në Bashkinë Kamëz, Ermioni Çekani. Por kjo e fundit çuditërisht nuk ka lëvizur kundrejt shkeljeve që kishte gjetur inspektimi i ministrisë, duke mos marë asnjë masë administrative ndaj drejtorit të shkollës,me qëllim rregullimin e situatës problematike të krijuar mes stafit të mësuesve në shkollën 9-vjeçare në Paskuqan.

Nuk zgjidhi situatën

Çekani 2 herë në pyetje

Por raport-inspektimi i ministrisë së Arsimit i datës 13 dhjetor 2018,ka përfunduar dhe në dyert e prokurorisë së Tiranës, ku prokurori Gentian Abazaj, ka hetuar çështjen gjatë katër muajve. Gjatë fazës së hetimit është krijuar një tjetër dyshim për drejtorin e shkollës Abaz Hoxha, për korrupsion aktiv pasi çdo mësuesi u merte 60 mijë lekë të vjetra për një trajnim që ata zhvillonin, në një kohë kur trajnimi dhe lëshimi i çertifikatës nga organi që organizonte trajnimin, kushtonte vetëm 30 mijë lekë të vjetra. Lidhur me këtë çështje të manipulimit të rezultatit të zgjedhjeve për postin e nëndrejtorit të shkollës dhe shkarkimin e mësueses A.B, në prokurorinë e Tiranës është thirur dy herë drejtoresha e zyrës Arsimore Kamzë Ermioni Çekani, e cila ka dëshmuar mbi situatën e krijuar. Tashmë pas pezullimit të drejtorit Abaz Hoxha, vetë drejtoresha e arsimit në Kamëz Çekani është bërë objek i verifikimit të prokurorisë së Tiranës, pasi në mënyrë të kundraligjshme nuk ka zbatuar tre rekomandimit e bëra nga raport-inspektimi i datës 13 dhjetor 2018 i kryer nga grupi i punës në ministrinë e Arsimit Besnik Rama, Holta Seferi dhe Albana Çelaj.Tre inspektorit e ministrisë së Arsimit i drejtonin 3 rekomandime drejtoreshës Çekani, dhe më konkretisht që Abaz Hoxha,  drejtori i gjimnazit "Gramoz Palushi" te rishikonte procedurën e emërimit të nëndrejtorit të shkollës, Blerim Deda. Grupi i punës rekomandonte që Ermioni Çekani të rishikonte vendimin e 17 shtatorit 2018 të drejtorit të shkollës 9-vjeçare "Halit Coka"për emërimin e A.B mësuese definitive,pasi ky vendim nuk është i mbështëtur në udhëzimin e ministrisë, që flet për procedurat e lëvizjes paralele.Por çuditërisht Ermioni Çekani nuk ka lëvizur fare, duke mos çuar në fund asnjë nga këto rekomandime të bëra nga grupi i inspektimit në ministrinë e Arsimit.

( Kliko këtu ) për raportin e plotë të inspektimit të MAS

Manipolimi i rezultatit për garën e zv/drejtorit

Sipas dosjes së prokurorisë së Tiranës me vendimin nr.3 të datës 1 nëntor 2017 Abaz Hoxha drejtori i shkollës “Gramoz Palushi”,ka komanduar Blerim Deda në pozicionin e nëndrejtorit të shkollës. Mirëpo  5 muaj nga ky vendim, në datën 3 prill 2018 është shpallur njoftim për vendin e lirë për nendrejtor të shkollës. Kanë konkurruar tre kandidatë: nëndrejtori i komanduar, dhe dy mësueset E.M dhe A.B.Në përfundim të këtij konkursi rezulton fitues Blerim Deda, njeriu që ishte komanduar 5 muaj më parë si nëndrejtor shkolle nga drejtori tashmë i pezulluar Abaz Hoxha.Mirëpo gjatë inspektimit të ministrisë së Arsimit,rezulton se nota mesatare e Deda është 6.3, ndërsa drejtori Abaz Hoxha ia ka rrumbullakosur me 7. Nga përllogaritja e notave të diplomës universitare Deda, rezulton se nota mesatare e tij është 6.8.Gjithashtu është konstatuar se dy kandidatët Deda dhe E.M janë me pikë të barabarta 76 pikë secili. Sipas procesverbalit të datës 16 prill 2018 mbi vlerësimin me pikë të kandidatëve për nëndrejtor, rezulton që kandidati Deda është renditur i pari me 77 pikë. Në raport thuhet se konkurentja A.B ka pretenduar se ka dorËzuar çertifikata me 15 kredite. Ndërkohë grupi i punës, në dosje gjeti dy çertifikata me nga 3 kredite.Mësueses A.B në vlerësim i janë shënuar 7 kredite. Në dokumentacionin e përcjellë në MASR,në ankesën e saj të datës 17 shtator 2018 gjenden tri çertifikata, dy prej të cilave mbajnë datën 4 dhe 5 korrik 2018 me nga 0.5 kredite secila, të fituara pas konkurrimit për nëndrejtor dhe një çertifikatë me 2 kredite e cila nuk ka datë.Gjithashtu sipas një dokumenti nga Zyra Arsimore Kamzë,A.B ka qënë një herë në PAP në provime kombetare.

Madje edhe fituesi Deda ka qënë vetëm një herë në PAP në provimet kombëtare.Por në tabe1ën e pikëve për aplikantët për postin e nëndrejtorit, A.B nuk i është përllogaritur asnjë pikë, ndersa nëndrejtorit,Deda, i janë shënuar 7 herë pjesëmarrje në administrimin e provimeve kombëtare, duke ia vlerësuar me 14 pikë. Po ashtu shkelje nga prokuroria është konstatusr se në tabelën e pikëve për aplikant, Deda i janë shënuar 2 pikë për një vit punë si nëndrejtor I komanduar, edhe pse me librezë pune nëndrejtori e ka kryer këtë detyrë, i komanduar vetëm gjatë periudhës 1 nëntor 2017-deri në prill 201, pra vetëm 5 muaj.Prokuroria thotë në dosjen e saj se nëndrejtori i komanduar Blerim Deda është vlerësuar me 14 pikë si administrator në provimet kombetare, ndërkohe që i takojnë vetëm 2 pikë. Edhe pse nëndrejtori ka kryer këtë detyrë, i komanduar, vetëm për një periudhe 5-mujore,i janë dhënë 2 pikë në vlerësimin e konkurrimit, vlerësim që jepet për një vit punë në drejtim shkolle. Nisur nga kjo situatë prokuroria e Tiranës ka nisur procedim penal për akuzën e Shpërdorimit të detyrës dhe Fallsifikimit të dokumentave ndaj Abaz Hoxhës, drejtorit të shkollës “Gramoz Palushi”, për të cilin gjykata vendosi pezullimin e tij nga detyra. Ndërkohë verifikime hetimore kanë nisur edhe për drejtoreshën e zyrës arsimore në Kamëz Ermioni Çekani, e cila megjithëse i është rekomanduar nga ministria e Arsimit që të zgjidhte situatën e krijuar në shkollë, nuk ka vepruar në asnjë moment.

Drejtori

Çdo mësuesi, drejtori u merte 60 mijë lekë të vjetra për një trajnim që ata zhvillonin, në një kohë kur trajnimi dhe lëshimi i çertifikatës nga organi që organizonte trajnimin, kushtonte vetëm 30 mijë lekë të vjetra.

Inspektimi i MAS

Për këtë çështje janë kryer inspektime nga ministria e Arsimit dhe Sporteve, të cilët kanë konstatuar shkeljet e kryera nga drejtori i shkollës Abaz Hoxha, duke njohur me raportin përfundimtar dhe Drejtoreshën Arsimore në Bashkinë Kamëz, Ermioni Çekani.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ani: 15/02/2019 14:20

    Po ca presin akoma kjo duhej shkarkuar me kohe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen