Dosja e rrugëve, Bushati:  Çdo
vjedhje duhet që të ndëshkohet

Dosja e rrugëve, Bushati:  Çdo<br />vjedhje duhet që të ndëshkohet<br>
Ish-ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto po hetohet për abuzimet me rrugën Tiranë- Elbasan e cila edhe pse ka nisur të ndërtohet që në vitin 2011, ende nuk ka përfunduar. Deputeti i PS, Bushati i ftuar në Report Tv ka deklaruar se cdo kush që ka abuzuar me fondet publike duhet të ndëshkohet. “Kur të vijë momenti i drejtësisë nuk ka asnjë që e ndalon. Janë probleme të drejtësisë, që politika të jetë jashtë. Nuk do të doja që t’i paragjykoja, pasi e minon që në themel procesin. Është një dëm shumë i madh. Cdo dëm me fondet publike duhet që të ndëshkohet. Nuk mund të ndërtohet një shtet, kur dihet që pushtetarët apo ministrat i vjedhin paratë. Standardi i munguar në rrugë vret njerëzit dhe e dyta aktiviteti ekonomik i munguar” tha ai.

Por nëse një ditë do të vinte në Kuvend një kërkesë nga prokuroria, si do të votonte Bushati? “Nuk dua të shprehem për kolegët, ne nuk do të pengojmë drejtësinë, pasi ne e kemi nisur, drejtësia do të bëhet.  Shpresoj që të mos ketë dicka kaq të thellë dhe t’u vendosim njolla njerëzve të nderuar” deklaroi ai Për këtë dosje Krimet e Rënda kanë nxjerrë 3 masa arresti për ish-drejtorin e rrugëve Dashamir Xhika dhe dy ish-zyrtarë, Albens Alite dhe Aksel Qurduka. Të tre ish-zyrtarët dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre me fondet dhe projektet për rrugën Tiranë-Elbasan, me një dëm që prokuroria e përllogarit në 80 milionë euro.

Referuar deklaratës së ambasadorit të SHBA për ‘peshqit’ e mëdhenj, Bushati tha se drejtësia nuk duhet të vendoset në presion, por ti jepet kohë. “Shqiptarët meritojnë drejtësi. Ta vendosësh në presion për 2 muaj, ndërkohë që kemi pritur 20 vite, këto afate kohore më duken artificiale. Ne kemi bërë gjithçka si politikë, por të thuash në këtë datë do të kapësh dikë patjetër, do të thotë se e di kë do kapësh dhe kjo e minon procesin dhe e paragjykon. Sistemi duhet të funksionojë vetë, jo ta vendosim në presion, edhe fëmijë do kohë që të ecë vetë”përfundoi ai.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Festival ‘Mediums’ sjell shfaqjen ‘Tramvaj me emrin dëshirë’

Festival ‘Mediums’ sjell shfaqjen ‘Tramvaj me emrin dëshirë’