Dosja e SPAK/ Ahmetaj kontribuoi të jepej 'Albatek Energy' incineratorin e Elbasanit! Ndërhyri të ndryshohet ligji i koncesioneve,i dha bonus Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit për inceneratorin e Fierit

Dosja e SPAK/ Ahmetaj kontribuoi të jepej 'Albatek Energy' incineratorin e Elbasanit! Ndërhyri të ndryshohet ligji i koncesioneve,i dha bonus Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit për inceneratorin e Fierit

                                      1689063613_Screenshot2.jpg

Në dosjen e siguruar nga Report TV që SPAK ka dorëzuar në Kuvend për të kërkuar arrestimin e Arben Ahmetajt zbulohen dhe aktet ka ndërmarra kur ka qenë në funksionin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtise dhe Sipërmarrje.

SPAK e akuzon Arben Ahmetaj se në cilësinë e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, ka kontribuar në dhënien e koncensionit për ndërtimin dhe administrimi i impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut të Elbasanit për prodhimin e energjisë shoqërsisë “Albtek Energy”.

Më 14.11.2014 është shprehur parimisht dakort për procedurën përzgjedhëse me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës që i jepet shoqërisë Albtek Energy — sh.p.k. për ndërtimin e impiantit të Elbasanit, thuhet në dosje.

Në dosje thuhet se Ahmetaj përmes vartësit të tij, juristit Zamir Stefani, i cili ka ndërruar jetë ka kontribuar në dhënien e koncensionit të Elbasanit. Stefani ka zbatuar procedurat e negocimit pa shpallje paraprake si dhe nuk ka zbatuar detyrimet e tjera të ngarkuara nga kuadri ligjor në fushën e koncensioneve.

"Megjithëse ka qenë në dijeni të problematikave që evidentonte Ministria e Financave dhe pengesat që kjo e fundit po nxirrte për miratim, në lidhje me procedurën koncensionare më 19.01.2016 Ahmetaj ka shprehur dakordësinë për çeljen e investimeve nga Ministria e Mjedisit, detajimin e tyre për vitin 2016, në lidhje me Inceneratorin e Elbasanit në shumën 550 000 000 lekë, Impianti i prodhimit të energjisë nga mbetjet Fier 73 330 000 lekë; Pastrimi i lumit Shkumbin 130 000 000 dhe Mbyllja e vendepozitimit ekzistues të mbetjeve të ngurta urbane të qytetit të Elbasanit 740 000 000 lekë, ku në të katërta këto procedura, janë pikërisht miqtë e tij, shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri që në mënyrë të drejtëpërdrejtë apo të tërthortë, kanë përfituar të ardhura" thuhet në dosje.

Jo vetëm kaq për ndërtimin e inceneratorit të Fierit më 22 prill 2025 Ahmetaj thotë SPAK ka propozuar disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 125/2013, për koncesionet dhe partneritetin publik privat me qëllimin e vetëm, "përforcimin e rolit të tij dhe të Agjencisë së trajtimit të koncesioneve në varësi të tij në procedurat koncensionare"

Gjithashtu është propozuar dhe në vijim miratuar, që propozuesit të pakërkuar t'i jepej bonus, gjë e cila është arritur dhe është përdorur pikërisht në rastin e projektit koncensionar të Fierit, ku i është dhënë bonus, një shoqërie të lidhur me shtetasit Sokol Meqemeja (bashkëjetues i shtetases Sonila Goxhaj), Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, thotë SPAK.

Kujtojmë se akuzat e ngritura nga SPAK ndaj Arben Ahmetajt janë ende në fazën e e hetimit dhe duhet të vërtetohen në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kur dosja të shkojë për gjykim. 

Pjesë nga dosja që SPAK ka dorëzuar në kuvend më 7 korrik 2023

Personi nën hetim Arben Ahmetaj, nga hetimet e kryera deri më tani, dyshohet se ka shtënë në dorë përfitimet e parregullta si më sipër, për shkak të sjelljes si funksionar si më poshtë vijon:

Në lidhje me procedurën me objekt “Ndërtimi dhe administrimi i impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut të Elbasanit për prodhimin e energjisë ”, personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, nëpërmjet vartësit të tij, të ndjerit Zamir Stefani, ka kontribuar në dhënien e koncensionit, në kundërshtim me kuadrin ligjor rregullues, duke u zbatuar procedura e negocimit pa shpallje paraprake si dhe duke mos u zbatuar detyrimet e tjera të ngarkuara nga kuadri ligjor në fushën e koncensioneve, përgjatë procedurave të ndjekura nga anëtarët e komisionit të sipërcituar, pjesë e të cilit ka qenë edhe i ndjeri Zamir Stefani.

Me shkresën nr. 7975/1 prot datë 14.11.2014 është shprehur parimisht dakort, në lidhje me projekt vendimin për përcaktimin e autoritetit kontraktues Ministrinë e Mjedisit, procedurën përzgjedhëse me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës që i jepet shoqërisë Alb — Tek sh.p.k. në procedurën koncensionare me objekt “Ndërtimi dhe administrimi i impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut të Elbasanit për prodhimin e energjisë ”. Kjo shprehje dakordësie vjen në kundërshtim me kuadrin ligjor në fushën e koncensioneve kur nuk mund të zbatohej procedura me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës. Gjithashtu, në asnjë moment nuk ka ngritur shqetësimin, se cila ishte shoqëria propozuese, paaftësia e saj teknike, ekonomike për kryerjen e një vepre të tillë.

Në lidhj e me procedurën me objekt “Ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve' urbane të Qarkut Fier dhe prodhimin e energjisë”, personi nën hetim Arben Ahmetaj , si Ministër i Zhvillimi Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, paraprakisht ka ndërmarrë nisma ligjore ( me vendimin nr. 325 datë 22.04.2015 të nënshkruar nga vetë Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, shtetasi Arben Ahmetaj, janë propozusr disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 125/2013, ndryshime këto të miratuara në datë 16. O7.2015) me qëllimin e vetëm, përforcimin e rolit të tij dhe të organeve në varësi të tij (Atrako), në procedurat koncensionare. Gjithashtu është propozuar dhe në vijim miratuar, që propozuesit të pakërkuar t'i jepej bonus, gjë e cila është arritur dhe është përdorur pikërisht në rastin e projektit koncensionar të Fierit, ku i është dhënë bonus, një shoqërie të lidhur me shtetasit Sokol Meqemeja (bashkëjetues i shtetases Sonila Goxhaj), Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

Personi nën hetim Arben Ahmetaj, ka qenë vazhdimisht në dijeni të problematikave që evidentonte Ministria e Financave dhe pengesat që kjo e fundit po nxirrte për miratim, në lidhje me procedurën koncensionare me objekt “Ndërtimi dhe administrimi i impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut të Elbasanit për prodhimin e energjisë ”, apo edhe me diskutimet e komisionit, siç edhe lexohet nga emaili i datës 06.12.2014 kur shtetasi Ervin Mete i ka nisur në këtë datë emailin e përcjellë nga shtetasi Alqi Bllako, me materialin e përgatitur nga komisioni në lidhje me pikat e diskutuara dhe me pikat e diskutimit të Ministrisë së Financës.

Me shkresën nr. 429/1 prot datë 19.01.2016, personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, ka shprehur dakordësinë për çeljen e investimeve nga Ministria e Mjedisit, detajimin e tyre për vitin 2016, në lidhje me Inceneratorin e Elbasanit në shumën 550 000 000 lekë, Impianti i prodhimit të energjisë nga mbetjet Fier 73 330 000 lekë; Pastrimi i lumit Shkumbin 130 000 000 dhe Mbyllja e vendepozitimit ekzistues të mbetjeve të ngurta urbane të qytetit të Elbasanit 740 000 000 lekë, ku në të katërta këto procedura, janë pikërisht miqtë e tij, shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri që në mënyrë të drejtëpërdrejtë apo të tërthortë, kanë përfituar të ardhura.

Personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Zhvillimi Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, ka ndërmarrë nisma ligjore (me shkresën nr. 8026722 prot datë 28.01.2016, shtetasi Arben Ahmetaj, në pozicionin e Ministrit të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes paraqet pranë Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, projekt vendimin për disa ndryshime dhe shtesa në VKM nr. 575 datë 10.07. 2013 “Për miratimin e rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncension partneritet publik privat” të ndryshuar) në lidhje edhe me ndryshimin e VKM nr. 575 datë 10.07.2013, ne koherencë me ndryshimet e ligjit për koncensionet te propozuara po prej tij, ku rritet pushteti i Ministrisë qe ai drejton dhe i Atrako.

Personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Zhvillimi Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, me shkresën nr. 367/2 prot datë 01.02.2016 ka shprehur dakordësinë e tij për projekt vendimin “Për miratimin e 10 (dhjetë)% të pikëve, që i jepet shoqërisë “Building & Green Energy” për rezultatin teknik, financiar dhe mjedisor, në procedurën përzgjedhëse konkuruese, për dhënien me koncesion, të ndërtimit dhe administrimin të impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut Fier dhe prodhimin e energjisë”. Këtë përgjigje e ka dhënë pikërisht në kohën kur në këtë shoqëri ishte bërë ortak shoqëria Integrated Technology Services sh.p.k. e shtetasit Klodian Zoto. Në dhënien e kësaj dakordësie, nuk ka ngritur asnjë shqetësim në lidhje me historikun e kësaj shoqërie, aftësitë e saj finariciare apo teknike.


Lajmi kryesor:

DOSJA/ SPAK kërkon arrestimin, zbardhet kërkesa drejtuar Kuvendit! Ish zv/ kryeministri në hetim për Inceneratorin Elbasanit, Fierit e Tiranës! Në dosje dhe Alda Klosi


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë